Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Haziri: Rikthimi i Trump e ka ndryshuar Amerikën, Kosova ta kuptoj që nuk është qendra e botës

Haziri: Rikthimi i Trump e ka ndryshuar Amerikën, Kosova ta kuptoj që nuk është qendra e botës

Para pak dite ish-ambasadori amerikan në OKB dhe ish-këshilltari i sigurisë kombëtare së Presidentit Dolald Trump, John Bolton kishte deklaruar se për një kohë SHBA-të shpresonin se “Kosova dhe Serbia mund të pajtohen më një marrëveshje ta pranuar për të dy palët, duke përfshirë edhe këmbimin e territoreve”. Ndërkohë, jo shumë kohë më vonë në një analizë mbi mundësitë e dialogut Prishtinë Beograd, Grupi Ndërkombëtar i Krizave, mbante një qëndrim kritik ndaj shteteve të BE-së, pse e kishin kundërshtuar në mënyrë kategorike këtë opsion.

Në anën tjetër, dialogu i drejtuar nga Brukseli me qëllim normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sipas planit franko-gjerman thuajse është bllokuar. Detyrimi për t’i zbatuar marrëveshjet e Brukselit, paraqet një kusht të domosdoshëm për agjendën e tyre euro-atlantike. Mirëpo, thuajse asgjë nuk ka lëvizur në këtë drejtim.

Lidhur me këtë çështje nënkryeatri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, për TV Arbëria tha se me rikthimin e Donald Trump si presidenti i 47-të pritet ndryshimi në rajon e botë.

Sipas tij, shteti i Kosovës duhet të kuptojë që nuk është qendra e botës, derisa shton se është me rëndësi të dihet se kush do të emërohet Sekretari i Shtetit, Këshilli i Sigurisë Kombëtare, pastaj ndihmës sekretarët, të cilët do të jenë në përgjegjësi të plotë në Europën juglindore.

“Rikthimi historik i Donald Trump si president i 47-të, pas një pritje katër vjecare pas rezultatit zgjedhor, e ka ndryshuar Amerikën dhe pritet ndryshimi edhe në rajon e botë. Tani, duhet ta kuptojmë se nuk jemi qendra e botës, ne kemi pasur një vëmendje aktive në kuadër të presidencës Biden, e cila e ka ruajtur prioritetin e tretë në Europë sa i përket krejt zhvillimeve që kanë ndodhur me luftën në Ukrainë dhe në Gaza. Mbetet për t’u parë kush do të jenë të emëruarit e rinj të Presidentit Trump, është tepër me rëndësi Sekretari i Shtetit, Këshilli i Sigurisë Kombëtare, pastaj ndihmës sekretarët, ata që do të jenë në përgjegjësi të plotë në Europën juglindore dhe se sa do të arrijnë që të koordinohen me europianët çështjet e normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi, si njëra nga problemet e hapura në Ballkan“, është shprehur ai.

Më tej, Haziri thekson se vëmendja amerikane ndaj Repunlikës së Kosovës do të vazhdojsë të jetë, pasiqë shteti ynë ka prezencë tripalëshe.

“Përpos kësaj, natyrisht që vëmendja amerikane do të jetë sepse ne kemi prezencë tripalëshe, ushtarake, diplomatike dhe financiare në Kosovë tash e 25 vite dhe shtetndërtimin, mbylljen e këtij procesi dhe detyrimin e paqes, janë ata që e garantojnë, pra SHBA. Europianët kanë rol të ndërmjetësit me mandate të OKB-së dhe një koordinim i tyre është i domosdoshëm”, tha ai.

Lidhur me marrëveshjen e 4 shtatotrit në Uashington, mes kryeministrit Hoti atë kohë dhe presidentit Trump, Haziri theksoi se komponentë e veçantë ka qenë ajo ekonomike ku qeveria aktuale nuk ka mundur ta ndalë studimin e fizibilitetit për liqenin e Ujmanit që sipas marrëveshjes do të quhet liqeni Trump.

“Sa i përket marrëveshjes së 4 shtatorit në Uashington, mes kryeministrit Hoti dhe presidentit Trump, komponentë e veçantë ka qenë ajo ekonomike dhe edhe kjo qeveri nuk ka mundur ta ndalë studimin e fizibilitetit për liqenin e Ujmanit që sipas marrëveshjes do të quhet liqeni Trump. Ani pse është injoruar dukshëm, një vegëz e kësaj marrëveshjeje ka funksionuar sepse ka qene në fuqi marrëveshja Hoti-Trump. Por, kryeministri Kurti e ka përjashtuar mundësinë e implementimit të kësaj marrëveshje”, tha ai për TV Arbëria.

Haziri potencon se parimi i Bandinterit, përmes të cilit është arritur në katër luftëra në ish-Jugosllavi, duke e përmendur edhe konfliktin në Slloveni, sikurse edhe tri referendumet që kanë dalë nga ish- Jugosllavia për republika sovrane, ka qenë parimi kryesor i cili është në fuqi edhe sot.

“Parimi i Bandinterit, përmes të cilit është arritur paqja në katër luftëra në ish-Jugosllavi, duke e përmendur edhe konfliktin në Slloveni, sikurse edhe tri referendumet që kanë dalë nga ish-Jugosllavia për republika sovrane, ka qenë parimi kryesor i cili është në fuqi edhe sot. Ai i ruan kufijtë e brendshëm dhe të jashtëm të ish-RSFJ-së, e cila është shpërbërë në shtatë republika sovrane të pranuara edhe ndërkombëtarisht”, konstatoi Haziri.

Marrëveshja e paqes në luftën Rusi – Ukrainë, do të varet nga plani që tashmë ka filluar të zbardhet nga ekipi i presidentit Trump, thotë Haziri, ndërkaq sa i përket luftës në Gaza, Haziri potencon se parimi i dy shteteve në harmoni pas një marrëveshje paqësore që është arritur në vitet 90-ta në Oslo, do të duhej të mbetet në fuqi edhe më tutje.

“Tani, se si do të zhvillohet marrëveshja e paqes në luftën Rusi-Ukrainë, do të varet nga plani që tashmë ka filluar të zbardhet nga ekipi i presidentit Trump sepse sa i përket luftës në Gaza, atje parimi i dy shteteve në harmoni pas një marrëveshje paqësore që është arritur në vitet 90-ta në Oslo, do të duhej të mbetet në fuqi edhe më tutje. Sidoqoftë, do të varet shumë se si do të arrihet një paqe në Ukrainë”, theksoi nënkryetari i LDK-së.

Mes tjerash, Haziri deklaroi atë që z.Bolton, si këshilltar i presidentit Trump ku ka theksuar një episod në të cilin palët kanë mund të merren vesh, të dakordohen përmes procesit paqësor dhe një marrëveshje paqësore nuk do të duhej të kundërshtohej nga SHBA, sipas nënkryetarit të LDK-së parimi duhet të jetë ky.

“Ajo që z. Bolton, si këshilltar i presidentit Trump, në kuadër të presidencës së 45-të, ka theksuar një episod në të cilin palët kanë mund të merren vesh, të dakordohen përmes procesit paqësor dhe një marrëveshje paqësore nuk do të duhej të kundërshtohej nga SHBA. Ky duhet të jetë parimi. Por ky nuk është parimi që sot e asaj dite po debatohet, sidomos tash pas rikthimit të Presidentit Trump. Ekipi i tranzicionit tani merret me çështje që plotëson administratën dhe jo me angazhime tjera deri më 20 janar 2025 dhe Kosova me 9 shkurt ka zgjedhje”, përfundoi Haziri për TV Arbëria.

Powered by WordPress