Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri e ka mirëpritur zgjedhjen e Donald Trump president i 47 i SHBA-së. Sipas tij, me ardhjen në pushtet pritet të rikonfirmohetn marrëdhëniet e veçanta Kosovë-SHBA.
‘’Rikthim i madh i presidentit Trump në zyrën Ovale si president i 47 edhe me votë popullore edhe me votë të kolegjit. Ai tashmë po bënë histori në Amerikë. E gjithë bota ka qenë në pritje të këtij rezultati dhe natyrisht edhe ne si Republikë e Kosovës, si shqiptar në Ballkan me kureshtje të madhe dhe me besim të madh kemi pritë që të përfundojë ky proces zgjedhor dhe të rikthejmë, rikonfirmojmë marrëdhëniet e veçanta me SHBA-në që Kosova dhe SHBA-ja të konfirmohen në mandatin e presidentin Trump. Tash më po shihet si lloj destinimi apo si qëllim i madh që rikthimi i Trumpit president në Amerikë të ketë një prioritet ndaljen e luftërave dhe në veçanti pritjet tjera që lidhen me zhvillimet përreth nesh’’, tha Haziri.
Në një intervistë për RTV21, nënkryetari Haziri tha se me zgjedhjen e presidentit Trumpt presin që të konfirmohet pozicioni i politikës së jashtme Amerikane për marrëveshjen e 3 shtatorit, tashmë e njohur si marrëveshja Hoti-Trump.