Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri e ka quajtur politikë ‘një hap para e dy prapa’ të VV-së në rastin e konstituimit të Kuvendit.
Sipas tij me ndarjen e zgjedhjes së nënkryetarëve të pakicave u bënë këto dy hapa prapa.
“Asgjë e re. Më rëndësi që agjenda e fshehur po ecën.”, shkroi Haziri në Facebook.
Tutje ai ka shkruar se sa i përket të drejtave për komunitetet pakicë në Kosovë “edhe vetë jam bindur tash se pse miqtë ndërkombatarë na kërkonin që t’i bënim e garantonim vetëm me mekanizma kushtetues”.