Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri e ka quajtur Kurtin politikan populist, duke shtuar se sot përloten por asnjëherën nuk i përmendin Monin e Arbenin.
Lutfi Haziri në një intervistë për TV Arbëria ka theksuar mes tjerash se Serbia po e mban me oksigjen Albin Kurtin.
Haziri ka shtuar se jashtë 10 shkurtit nuk përmenden nga Kurti as Monin e as Arbenin, duke e akuzuar Kurtin për kauza të rrjeshme duke prodhuar martirë për partinë dhe ideologjinë e tij, e jo për atdheun.
“Zoti Kurti është tipik politikan populist, është makiavellist në politikë i cili qëllimin e vet e arsyeton me çdo mjet”, ka theksuar mes tjerash Lutfi Haziri nga LDK.
Intervistën e plotë e gjeni në videon e mëposhtme: