Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Haziri për marrëdhënien me Presidenten: Nëse e dëgjoni, ajo thotë se është përjashtuar nga LDK-ja

Haziri për marrëdhënien me Presidenten: Nëse e dëgjoni, ajo thotë se është përjashtuar nga LDK-ja

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka folur për marrëdhënien me Presidenten Vjosa Osmani.

”Vjosën që unë e kom njohur në politik natyrisht në presidencë ndryshon roli edhe petku raporti ka qenë tjetër e kam pritur”, tha Haziri.

Ai gjithashtu shtoi se ”nëse e dëgjoni atë ajo thotë se është përjashtuar nga LDK-ja unë nuk kam votuar për largimin e saj”.

Haziri nuk u ndal me kritika. Sipas tij, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ushtruar detyrën e zjarrfikëses të raportit të Kurtit me të tjerët. Ai gjithashtu shtoi se Presidentja nuk është marrë me opozitën.

”Presidentja ka qenë shumë e zënë duke ushtuar detyrën e zjarrfikëses kushtetuese të raportit të Kurtit me krejt dynjanë, duke i përfshirë edhe regjionin tonë”, tha Haziri. /RTV21