Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Haziri për kërcënimet e Vuçiq- E kanë humbur luftën me Kosovën në vitin 1999, nuk i’u frikësohet askush!

Haziri për kërcënimet e Vuçiq- E kanë humbur luftën me Kosovën në vitin 1999, nuk i’u frikësohet askush!

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka folur në lidhje me kërcënimet e Vuçiq për luftë.Haziri në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” tha se Serbia nuk mund ta kërcënojë Kosovën por KFOR dhe NATO pasi të njëjtit kanë mandat ushtarak në tokë dhe ajër të Kosovës.

Ai tha se Kosova po ashtu është e rrethuar nga 3 shtete anëtare të NATO-s.“Asgjë e re tash e 15 vite. Kjo është luftë hibride që ka qenë potenicial për shkaktim krizash deri në kërcënim me luftë. Dallimi është se asnjëherë nuk ka gjetur hapësirë në Kosovë që të shkakton këtë frikë se fundja Serbia nuk mund ta kërcënojë Kosovën në këtë rast, por KFOR/NATO.

Ata kanë mandat ushtarak në tokë dhe ajër të Kosovës. Ata e dinë këtë e le ta provojnë. Po ashtu, Kosova është e rrethuar me 3 shtete anëtare të NATO-s”
Haziri tha se Serbia e ka humbur luftën prej Kosovës në vitin 1999.“Në anën tjetër, Serbia e ka humbur luftën edhe prej Kosoves. Ne, me resistencë politike dhe kryengritje ushtarake, e kemi fituar luftën për herë të parë në histori dhe kemi demontuar okupimin jugosllav e serb më 12 qershor 1999. Ata mund ta harrojnë ndihmën e NATO-s për Kosovës, por nuk po pajtohen me fitoren politike, ushtarake e diplomatike të Kosovës. Serbia mund të jetë vend fqinj i Kosovës dhe asgjë më shumë. Nuk mundet as të na kërcënojë se s’ka kush i frikësohet” tha Haziri për “Gazeta Blic”.

Ai pati edhe një këshillë për Qeverinë e Kosovës që të mos bie në hendekun e Serbisë.Haziri tha se është politikë e gabuar e Kosovës izolimi nga miqtë e fqinjët që janë në NATO.

“E mira e Kosovës është mos të bie në hendekun e Serbisë. Kjo Qeveri, e cila me veprimet e saja populliste e për konsum politik, po luan me sentimentin tonë. Politikë shumë e gabuar që po na izolon nga miqtë e fqinjët që janë në NATO edhe nga vetë shteti shqiptar.Vuçiqi e di që as Aleksandi i parë i Serbisë më 1920, as Aleksandri i dytë më 1956 dhe as ky i treti nuk mund ta mbajnë Serbinë e kurrë ta kthejne. Do ta ketë fatin e atyre dy të parëve” tha Haziri në një intervistë për “Gazeta Blic”Mediat serbe kanë raportuar në lidhje me konferencën për media që pritet të mbajë sot në ora 18:00, Aleksandër Vuçiq.

Shpallja e Kosovës ‘territor i pushtuar’ është një prej opsioneve që sipas tyre do të shqyrtohen nga Vuçiq.”Në tavolinë është opsioni i shpalljes së okupimit të një pjese të territorit të Republikës së Serbisë, që sjell pasoja të shumta, duke përfshirë përgatitjet për kthimin e zonave të okupuara, për shkak të terrorit me të cilin po përballet populli ynë në Kosovë dhe Metohi prej vitesh dhe që është përshkallëzuar ditët e fundit”, raportojnë mediat serbe.