Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Haziri për çështjen e urës së Ibrit: Agjendën e tij të fshehtë politike, Kurti po e demonstron tani

Haziri për çështjen e urës së Ibrit: Agjendën e tij të fshehtë politike, Kurti po e demonstron tani

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka shprehur kritika ndaj Qeverisë dhe kryeministrit Albin Kurti, për mungesën e koordinimit me ndërkombëtarët, veçanërisht me KFOR-in, në lidhje me hapjen e urës së Ibrit.

Haziri ka deklaruar se qëllimi i Qeverisë për të hapur urën për automjete mund të jetë një hap para, por paralajmëroi se kjo mund të shkaktojë më shumë dëme sesa përfitime, duke e cilësuar si një akt të një agjende të fshehtë politike të Kurtit, të cilën, sipas tij, kryeministri po e demonstron tani.

“Edhe të ky veprim nuk prej asgjë tjetër, pos një hap para me qëllimin e hapjes së urës për automjete, mund të shkojë dy hapa mbrapa realisht. Edhe nëse kemi qëllimin për me funksionalizuar për automjete dhe me shkaktu një integrim si akt dhe jo si proces. Po një akt i cili ka më zgjatë tri ditë… ajo që zoti Kurti tash e tri vjet na ka bindë që ka agjendë të fshehur politike, po e demonstron këtë agjendë. Sepse ai, nuk shpjegon cili është qëllimi, çka ka dal nga takimi me shtetet e QUINT-it, cili është koordinimi dhe cili është qëndrimi KFOR dhe NATO-s për veprimet që po i bën në pritje te raportit teknik”, ka thënë Haziri në lidhje direkte në “FIVE” të Dukagjini.

Powered by WordPress