Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Haziri-Kurtit: Telefonatat e Kurtit me aleatët kanë të bëjnë me kërkesa të prekshme

Haziri-Kurtit: Telefonatat e Kurtit me aleatët kanë të bëjnë me kërkesa të prekshme

Ish-negociatori për dialogun Kosovë-Serbi, Lutfi Haziri ka kërkuar sqarim nga kryeministri Albin Kurti në Kuvend lidhur me kërkesat e aleatëve për përparim të  Asociacionit si kusht për anëtarësim në KiE.

“VV dhe partnerët e tyre nuk e kanë konfirmuar që ka kërkesa nga aleatët lidhur me votimin e ministrave në Këshillin e Evropës. Nuk ka konfirmim, ka pritje tjetër sepse të zbardhet kërkesa që vijnë nga aleatët sepse si duket letra e zotimeve, është e pamjaftueshme. Në të kundërtën, kryeministri duhet të sqaroj para Kuvendit, se a ka kërkesa shtesë, a është e pamjaftueshme letra e tyre shtesë që ai si kryeministër, Presidentja dhe kryekuvendari kanë marr obligime, që gjithçka që lidhet me Kosovën, kanë me implementu nuk kemi çka të komentojmë ashtu”, thotë Haziri./BotaSot/