Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka deklaruar se Qeveria Kurti është qeveria e parë e cila i ka krisur marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian dhe NATO-n.
I ftuar në emisionin “ARB DEBAT”, në TV Arbëria, Haziri tha se jemi duke ecë nëpër një terr politik.
“Në kuptimin kualitativ edhe pse një kalendar zgjedhor është ruajtur 4 vjet, nuk është prodhu asgjë, asnjë politikë e mirë, asnjë projekt i mirë, asnjë reformë e mirë, as nuk është shkaktu asnjë proces që mundemi më thënë që jemi hy në këtë garë, e aq më keq as nuk kemi debat. Jemi duke ecë nëpër terr, terr politik është bota po ndryshon nuk po ndryshon vetëm për shkak të dy luftërave rajonale dhe sigurisë që e ka Ballkani Perëndimorë”, tha ish-kryetari i Gjilanit.
Madje sipas tij, Qeveria i ka krisur marrëdhënet edhe me fqinjtë duke përmendur ndër tjerash edhe Shqipërinë, por që siç tha ai, ende nuk ka formalizim.
“Është mirë pozicioni jonë politik me u ruajtë me çdo kusht nga ajo që është quajtë marrëdhënie e mirë e popullit të Kosovës me ShBA-në me BE-në me NATO-n është e paprekshme dhe e pakthyeshme. Por kjo qeveri i ka prekë marrëdhëniet, i ka krisë, i ka kushtëzu, qeveria e parë që ka marrëdhënie të kushtëzuara edhe me NATO-n edhe me ShBA-në edhe me BE-në edhe me fqinjët, pra edhe me Shqipërinë edhe pse nuk është formalizu”, tha tutje Haziri./tvarbëria/