Blog Post

Arbëria TV > Featured > Haziri e godet fortë Kurtin për keqpërdorime, “Lumiri, alternativa për Kosovën”

Haziri e godet fortë Kurtin për keqpërdorime, “Lumiri, alternativa për Kosovën”

Haziri: Kurti e pranoi edhe letërnjoftimin e Serbisë, e lejoi edhe këtë kompromis, me BE-në dhe NATO-në kurrë më keq s’kanë qenë…

Lutfi Haziri, nënkryetari i LDK-së, në një intervistë për TV Arbëria ka folur për aktualitetin politik në vend.

Ai ka thënë se kryeministri aktual, Albin Kurti ka pranuar edhe një kompromis tjetër sa i përket veriut, si dhe thotë se raportet me BE-në dhe NATO-n kurrë më keq nuk kanë qenë.

“Qarkullimi i lirë, me letërnjoftim është ba prej vitit 2011, me letërnjoftim të Kosovës, zoti Kurti e ka pranu edhe letërnjoftimin e Serbisë, serbt e Kosovës udhëtojnë brenda Kosovës në raport me Serbinë edhe me letërnjoftim të Serbisë, zoti Kurti me pasaport të Serbisë në Kosovë ka leju që BE-ja me ia liberalizu pasaportën serbëve të Kosovës me shku në BE. Tani serbët e Kosovës kanë pasaporta të ndryshme me kod nga serbët e Serbisë, për qita skan mujt ata me shku në BE vitin e kalum, para dy tri vjetve, se Serbia u liberalize para 10-15 vjetve. Me BE-në e me NATO-n kurrë ma keq s’kanë qenë, është marrëdhënie e kushtëzume, e kam qujt unë…”, ka thënë Haziri.

Video:

Petrit Ajeti, profesionist, djal i mirë… por kush është grupi i Gjilanit që po merret me dollavare sipas Lutfi Haziri, përveç Shemsi Sylës kush tjetër është pjesë e këtij grupi

Lutfi Haziri përmes kësaj intervuste ka thënë se shefi i AKI-së nuk ka të bëjë asgjë me VV-në, ai ka përmendur edhe Dejona Mihalin në grupin e Gjilanit.

“Gjynah për Gjilanin nuk po shkruhet kurgja mirë ma. Po nuk është vetëm AKI-ja grupi i Gjilani më së paku ka në AKI, shefi i AKI-së është djal i mirë edhe është personalitet, që e kryn punen e vet dhe unë po e them edhe njëherë se atë nuk e njohin të tjerët nuk e njohin, ai nuk ka të bëjë me Vetëvendosjen kurgja, shefi i AKI-së, ai është një autoritet i cili e ka marrë një detyrë, me dekret sipas procedurave ligjore. Ajo që po quhet grupi i Gjilanit tash ka të bëjë me zëvëndësministrin e Mbrojtjes, me elemente në polici, dhe me strukturë tjetër që e ka kordinu shoqja Mihali çdo ditë e çdo natë. Zoti Maqedonci është një ministër nëse më pyet mu, mbipartiak, nuk e di se a ka ndiku tash çështja e të qenit ministër nuk du me atribu ma shumë sepse nuk e njof, po ajo që dua të them çështja e kontartës, tenderit për ushqim të policisë, ministri ka shpjegu publikisht që është ba mbrapa shpinës së tij, dhe kjo mu më ka gzu për guxim, se një ministër i përgjegjshëm kallxon, thotë unë nuk e kam ba, e ka ba zëvendësministri i Mbrojtjes dhe sekretari i ministrisë…”, ka thënë Haziri.

Ndiqni videon për më shumë:

Haziri: Ne marrëvshjen e keqe nuk e zbatojmë, draft statutin jo, LDK-ja ka kriju koalicion me krejt, pa LDK-në nuk ndodhin proceset dhe nuk kryhen proceset

Haziri ka potencuar se LDK-ja ka bashkëpunuar me të gjitha partitë e tjera politike, tutje thotë se ky subjekt marrëveshjet e dëmshme nuk i zbaton.

“Na kena ba koalicion edhe me Albin kurtin, por koalicioni nuk ka ndodh brenda ditës, kena bashkëpunu tri vjet në Kuvend, LDK-ja me VV-në, në 2018-2021, 2017-2021 kena ba bashkëpunim, 2015-2017 e kena fillu bashkëpunimin e kena kalu në rivalitet, kena ba koaicion me AAk-në, kena ba koalicione me PDK-në, kena ba koalicione edhe me VV-në, vetëm LDK-ja i ka ba secili me secilin të tjerët jo, ti shohim tash qysh po i zgjedhin problemet. A po e sheh që pa LDK-në nuk ndodhin proceset dhe nuk mbyllen proceset, nuk munden me u mbyll këto procese pa LDK-në, sepse ne kemi jo vetëm dije, kapacitete por toleranca jonë politike, metodat tona politike tash që po i japim përmes Lumir Abdixhikut, janë ajo që ne kemi me i thanë zgjidhje problemeve të mëdha. Ne marrëveshjene keqe nuk e zbatojmë, draft statute jo, nuk është obligim ndërkombëtar, nuk është ende…”, ka thënë Haziri.

 

“Veç Vali Corleone i ka thon puna e marë, Kurrë s’ka ndoodh kjo, Qeveri e balldëskave dhe kunatave, Gjilani është tmerr, nepotizimi është veper penale, 38 metra urë s’po e ndreçin, n’zgjedhje shkon ma përpara Alban Hyseni se Kuvendi Komunal i Gjilanit, ai po sjellet si një fëmij 7 vjet”

Haziri për qeverisjen Kurti thotë se është Qeveri e balldëskave dhe kunatave.

Ndiqni videon e plotë:

Haziri: Pse nuk shkoi me veturë Kurti me kalu urën mbi lumin Ibër por shkoi me çadër, sepse u deshtë me I marrë lejen e KFOR-it, e në anën tjetër shkon në Dobërçan e sjellet si sovranist

Për më shumë ndiqni videon e plotë: