Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Haxhiu: VV-ja po mban mbledhje të Komisionit Hetimor në kundërshtim me Ligjin për Hetim Parlamentar

Haxhiu: VV-ja po mban mbledhje të Komisionit Hetimor në kundërshtim me Ligjin për Hetim Parlamentar

Deputeti i Kuvendit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka thënë se deputetët e Vetëvendosjes, po mbajnë mbledhje të Komisionit Hetimor në kundërshtim me Ligjin për Hetim Parlamentar.

Sipas Haxhiut krejt kjo po bëhet me qëllim të përpjekjes së tyre për të mbuluar abuzimet dhe keqpërdorimet në subvencionim të teksteve shkollore.

Ai ka publikuar edhe e-mailin e dërguar nga deputeti Shemsedin Dreshaj, njëherësh Kryetar i këtij Komisioni.

Statusi i plotë: 

Të nderuar,

Edhe pse në kohë pushimesh, në Kuvend deputetët e LVV-së janë duke mbajtur një mbledhje të Komisionit Hetimor, në kundërshtim me Ligjin për Hetim Parlamentar dhe Rregulloren e Kuvendit.

Krejt kjo po bëhet me qëllim të perpjekjes së tyre peir të mbuluar abuzimet dhe keqpërdorimet në subvencionim të teksteve shkollore.

Për informim të drejtë të opinionit publik , të premten në ora 18:39 kam pranuar email nga kryetari i Komisionit Hetimor Prof.Dr Shemsedin Dreshaj ku jam njoftuar se për shkak të pushimeve dhe mungesës së kuorumit, mbledhjet e komisionit hetimor vazhdojnë me 09.09.2024.

Me poshtë gjeni njoftimin, emailin e kryetari te Komisionit Hetimor z.Dreshaj:

Te nderuar, për shkak se Kuvendi është në pushime , asnje Komision Parlametar nuk ka mbledhje të caktuar për javën e ardhëshme dhe për shkak te mungeses se kuorumit për javën e ardheshme sipas njoftimeve te deputëtëve anëtar të Komisiont Hetimor. Bazuar në Ligjin Nr.03/L-176 Për Hetim Parlamentar , Neni 10 dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit Neni 33, në kompetencave te mia si kryetar i Komisionit, ju njoftoj se Komisioni Hetimor Për Suvencionimin e Teksteve Shkollore 2023/24 do të vazhdoj punën nga data 09.09.2024, me fillim te sesionit vjeshtor. Intervistimi i dëshmitarëve do të vazhdoj sipas listës se miratuar.

Administrata e Komisionit obligohet te njoftoj dëshmitarë se nga data 09.09.2024 vazhdojm me intervistim të dëshmitarëve aty ku kemi mbetur sipas listës së miratuar.

Me respekt Prof. Dr.Shemsedin Dreshaj

Kryetar i Komisionit

Prof. Asoc.Dr. Shemsedin Dreshaj

Shikoni foton më poshtë!.