Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Haxhiu: Vrasësit të marrin dënimet maksimale dhe meritore, të monitorohet gjuha e urrejtjes në rrjetet sociale

Haxhiu: Vrasësit të marrin dënimet maksimale dhe meritore, të monitorohet gjuha e urrejtjes në rrjetet sociale

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kërkuar nga institucionet e drejtësisë dhe sigurisë që të reagojnë sa më parë për vrasjen e grave në Kosovë.

Haxhiu tha se këto vrasje janë “armiku ynë i brendshëm me rrezik të madh”.

Pas takimit me ministrin e Punëve të Brendshme, kryesuesit e këshillave, ushtruesin e detyrës së Kryeprokurorit dhe Drejtorin e Policisë së Kosovë, Haxhiu tha se që nga paslufta e deri më sot, 99 gra janë vrarë nga bashkëshortë e ish-bashkëshortë.

Powered by WordPress