Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka vizituar Qendën Edukative për të mitur dhe Qendën Korrektuese për gran ë Lipjan, raporton TV Arbëria.
Ajo është shprehur e lumtur që programet edukuese në këto qendra po kanë ndikim tek këta të rinjë.
“Jam shumë e lumtur që programet edukuese të cilat i ofron qendra po kanë ndikim të drejpërdrejt në përmirësimin e sjelljes dhe edukim të mirëfillt të këtyre të rinjëve. Rrobaqepsi, parukeri, shtypje e materialeve të ndryshme janë tri programe të avancuara ku të rinjt angazhohen”, ka thënë Haxhiu.
“Vizitën e vazhdova në Qendrën Korrektuese të grave në Lipjan ku aktivistet artiste të Muralfest po punojnë murale në hapësirat e burgut ashtu që të krijohet një ambient më miqësorë dhe më pozitiv për vajzat dhe gratë në këtë Qendër”, ka thënë tutje ajo. /TV Arbëria



