Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Haxhiu thotë se Vetting do të ketë edhe në sistemin e sigurisë: Sfidë sigurimi i votave të Listës Serbe

Haxhiu thotë se Vetting do të ketë edhe në sistemin e sigurisë: Sfidë sigurimi i votave të Listës Serbe

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu gjatë raportimit para Komisionin Ad-hoc për Zhvillimin e Procesit të Vlerësimit Kalimtar apo të vetingut u shpreh se dosja për procesin e vetingut e cila është dorëzuar në shtator në Kuvendin e Kosovës përbëhet nga nëntë dokumente, ku pjesa kryesore është ajo e draftit me amandamente kushtetuese, draft të cilin e konsideron të gatshëm për vlerësim nga Gjykata Kushtetuese.

Haxhiu e konsideroi si sfidë edhe sigurimin e 2/3 të votave të Kuvendit të Kosovës për këtë proces por kërkoi mbështetjen për të siguruar votat sidomos të komuniteteve.

Ajo gjatë këtij raportimi tha se edhe Ministria e Punëve të Brendshme ka krijuar grupin punues dhe po punon në koncept-dokumentin për vetingun në institucionet kyçe të sigurisë.

Haxhiu u shpreh se për zhvillimin e vetingut në Kosovë janë marrë parasysh të gjitha rekomandimet e Komisionit të Venecias, i cili rekomandoi veting për nivelet e larta në drejtësi përmes mekanizmit të jashtëm.

E para e drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se draft amandamentet kushtetuese përfshijnë tri amandamente kushtetuese të cilat janë në përputhje me rekomandimet e Venecias.

Haxhiu: Dosja për vetingun është voluminoze me nëntë dokumente

“Është një dosje voluminoze janë nëntë dokumente përkatëse që kanë të bëjnë me këtë proces. Sa i përket dokumenteve të tilla konsideroj edhe njëherë se e kemi të nevojshme një sqarim marr parasysh që ka pas keqkuptime të shumta disa të qëllimshme e disa duke mos pasur informacioneve më lejoni ta sqaroj se dokumenti më i rëndësishëm në këtë dosje është drafti i amandamenteve kushtetuese, të cilat si drafte paraprake janë vlerësuar dhe rishikuar nga Komisioni i Venecias, Komisioni i ka mirëpritur ndryshimet e bëra në këto amandamente në kuadër të dosjes së vetingut vetëm draft amandamentet kushtetuese janë në përputhje të plotë me opinionin final të rekomandimeve të Komisionit të Venecias. Sa i përket përmbajtjes draft-amandamentet kushtetuese përfshijnë tri amandamente kushtetuese kryesore të cilat mes të tjerash kanë të bëjnë me sqarimin e bazës për shkarkim të një gjyqtari ose një prokurori nga pozita, dhe gjithashtu përfshijnë rregullimin dhe funksionimin e autoritetit të veçantë të kontrollit të autoritetit, i cili autoritet përkohësisht i merr kompetencat e dy Këshillave në kuptim të kontrollit të integritetit të gjyqtarëve dhe prokurorëve të anëtarëve të KGJK, KPK sikurse kryetarëve të gjykatave dhe kryeprokurorëve dhe vendosjen e sanksioneve apo edhe propozimeve për shkarkim që ia bënë presidentit”, tha ajo.

Ajo tha se amandamentet kushtetuese të propozuara janë të gatshme për mendim të Gjykatës Kushtetuese.

Haxhiu u shpreh se drafti i Projektligjit për vetingun me kërkesën e opozitës në vend nuk është i harmonizuar me opinionin final të Komisionit të Venecias ia kemi lënë këtë Kuvendit.

Haxhiu: Drafti i projketligjit për vetingut nuk është i harmonizuar me opinionin final të Komisionit të Venecias ia kemi lënë këtë Kuvendit

“Si ministri e Drejtësisë konsiderojmë se amandamentet kushtetuese janë finale dhe të gatshme për mendim në Gjykatën Kushtetuese sepse siç e dini rregullat kushtetuese e ligjore parashohin se ato paraprakisht para votimit në Kuvend të vazhdojnë të marrin mendimin nga Gjykata Kushtetuese nëse të njëjtat janë në linjë me kapitullin 2 për të drejtat e njeriut. Sa u përket dokumenteve të tjera duke përmendur faktin se drafti i projketligjit për vetingut sa i përket dosjes për vetingun është vetëm një draft i parë i punuar sipas opinionit të pestë ku ne kemi qenë në fazën fillestare dhe kemi kërkuar veting për gjithë gjyqtarët dhe prokurorët nga mekanizmi i jashtëm i njëjti nuk është harmonizuar me opinionin final të Komisionit të Venecias dhe me lejoni t’iu njoftoj se në takime që kemi pas me opozitën… kanë kërkuar që të mos e finalizojnë gjithë punën kanë thënë që një pjesë të konsiderueshme megjithatë lëreni ta bëjë edhe Kuvendi që të ndihet hisedar edhe Kuvendi i Kosovës ne nuk kemi pas asnjë problem me këtë çështje ndonëse kemi qenë të interesuar që ta përmbyllim ne megjithatë drafti i ligjit nuk është i harmonizuar ka ende punë për tu harmonizuar me opinionin e Venecias”, tha ajo.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi kërkoi më tej sqarime për mundësitë që Ministria e Drejtësisë të kontribuoj për Projektligjin për vetingun dhe se a ka ndonjë vlerësim plotësues për amendamentet kushtetuese për vetingun.

Teksa shprehu gatishmërinë se bashkë me stafin e saj do të vazhdojë kontributin për këtë proces, Haxhiu tha se sa i takon Projektligjit në dosjen për vetingun kanë dërguar dokumente të cilat i sqarojnë këtij Komisioni për ndryshimet që nevojiten të bëhen në projektligj.

Rashit Qalaj nga PDK e theksoi nevojën që procesi i vetingut të përfshijë edhe institucionet e sigurisë në vend.

Qalaj: Vetingu duhet t’i përfshijë edhe institucionet e sigurisë

“Ndoshta është një ndër proceset më të rëndësishme për vendin… Konsideroj se vetingu në sistemin e drejtësisë nuk është i mjaftueshëm, unë mendoj se ky veting duhet t’i përfshijë edhe institucionet e sigurisë gjithmonë duke pasur parasysh edhe hallkën që iu lidh institucionet e sigurisë dhe ato të drejtësisë dhe pastaj detyrimisht besoj që kur të bëjmë vetingun për organet e sigurisë dhe të drejtësisë atëherë mendoj se një lloj vetingu apo certifikate e sigurisë apo duhet të jetë edhe për ministritë përkatëse apo deputetët që janë komisionet për siguri dhe mbrojtje, inteligjencë dhe legjislacion dhe nëse e bëjmë këtë do të mbyllej procesi”, theksoi ai.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se edhe Ministria e Punëve të Brendshme tashmë ka krijuar grupin punues dhe po punon në koncept-dokumentin për vetingun tek institucionet e sigurisë.

Sipas saj, procesi i vetingut në siguri është më i lehtë, po situata në veri e ka ngadalësuar procesin.

Haxhiu: MPB po punon në koncept-dokumentin për vetingu në sistemin e sigurisë

“Vetingu në sistemin e sigurisë kjo është me lehtë proceduralisht siç e dini ne e kemi në programin qeverisës edhe vetingun në Polici por aty në nivelet më të larta dhe institucionet më të ndjeshme… MPB ka formuar grupin punues dhe është duke punuar në koncept-dokument por arsyeja se pse nuk kanë qenë në të njëjtën linjë me Ministrinë e Drejtësisë është edhe për shkak të rrethanave në veri që ne nuk mund që ta mohojmë këtë sepse gjithë fokusi ka qenë tek situata në veri mirëpo sipas informacioneve që i kemi si ministri dhe që jemi pjesë e grupit punues në kuadër të MPB ata janë duke punuar në këtë proces por është shumë më lehtë sepse nuk ka nevojë për ndryshime kushtetuese sikurse tek procesi i vetingu në sistemin e drejtësisë”, tha ajo.

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica kërkoi të di se si ministri e Drejtësisë a kanë insistuar tek Komisioni i Venecias për të pas një veting gjithëpërfshirës ashtu siç ishte paralajmëruar.

Derisa kërkoi të di se a po ndërmarrin hapa për t’i siguruar votat e nevojshme për votimin e këtij procesi në Kuvendin e Kosovës.

Kica: A po punoni t’i siguroni votat e domosdoshme për kalimin e amandameneve kushtetuese

“Përtej asaj që kanë shkruar në opinionin e Venecias a kanë dhënë shkaqe shtesë pse ata vlerësojnë se në Kosovë nuk do të duhej të lejohet vetingu gjithëpërfshirëse sikurse ai në Shqipëri pra a ka qenë elementi i vetëm i referencë së tyre kjo pjesa e vlerësimit subjektiv që nuk ka nivel të korrupsionit në Kosovës dhe nëse kjo ka qenë aspekti i vetëm a ka ndërmarr MD, le të them veprime shtesë që të tentojë të insistojë tek anëtarët e Komisionit të Vencias që megjithatë të lejohet një veting gjithëpërfshirës dhe mos të kufizohet vetëm tek krerët e KPK dhe KGJK… A po punon nuk ka nevojë të na tregoni veprime konkrete por a ka filluar të punoj qeveria dhe MD që t’i sigurojmë votat e domosdoshme për kalimin e amendamenteve kushtetuese”, u shpreh ajo.

Ministrja Haxhiu tha se kanë bërë përpjekje maksimale që të ketë veting gjithpërfshirës.

Ajo beson që edhe ky veting që prek krerët e KPK-së, KGJK-së e të gjykatave mund të jep rezultate.

Haxhiu: Kemi bërë përpjekje maksimale të kemi veting gjithëpërfshirës

“Ne kemi bërë përpjekje maksimale që të shtyhet përpara rekomandimi i qeverisë apo qëndrimin e qeverisë për vetingun në sistemin e drejtësisë për gjithë gjyqtarët dhe prokurorët. Në mars është hera e parë që poe them publikisht në mars ne e kemi marr një draft nga komisioni i Venencias që nuk ka qenë fare i mirë dhe në një përpjekje maksimale të MD ne kemi arritur të mos e votojmë atë draft në Komisionin e Venencias por ta shtyjmë që të vazhdojmë punën intensive me Komisionin… dhe pas përpjekjes maksimale nga marsi deri në qershor kemi arritur ta kemi këtë draft që është një dritë në fund të tunelit pra që ta lejoj autoritetin e jashtëm kushtetues për nivelet e larta KGJK, KPK dhe kryetarët e gjykatave dhe qëndrimet e mija janë që nëse ne arrijmë të kemi persona me integritet në këto institucionet tona qendrore unë jam e bindur që ajo do të reflektohet edhe tutje”, tha Haxhiu.

E para e drejtësisë lidhur me sigurimin e votave të nevojshme për të votuar ndryshimet kushtetuese në Kuvendin e Kosovës kërkoi mbështetjen e Kuvendit por edhe partnerëve ndërkombëtarë.

Haxhiu: Na duhet ndihma e Kuvendit dhe partnerëve ndërkombëtarë

“Sa i përket votave që na duhen për ndryshime kushtetuese është një sfidë pastaj tjetër që do ta kemi në këtë proces mendoj që përveç qeverisë së Kosovës që duhet ta ketë përgjegjësinë për këtë edhe Kuvendi i Kosovës Komisioni ad-hock do të duhet të na ndihmonte për të arritur që të kemi 2/3 e votave edhe nga partitë që përfaqësojnë komunitetit jo shumicë në Kosovë le të vijmë deri në atë fazë dhe pastaj jam e bindur që nëse ne i zbatojmë edhe rekomandimet e Komisionit të Venecias dot ë mund të mbështetemi edhe tek partnerët tanë për të na përmbyllur këtë proces të rëndësishëm”, u shpreh Haxhiu.   /TV Arbëria

Powered by WordPress