Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Haxhiu thekson nevojën për dënimin e kriminelëve dhe mbështetje për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës

Haxhiu thekson nevojën për dënimin e kriminelëve dhe mbështetje për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës

Në Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, së bashku me Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale vizitoi QKRMT-në dhe u takua me të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës.

Haxhiu theksoi rëndësinë e zbatimit të ligjeve, përmirësimit të kujdesit shëndetësor dhe reformave pensionale për këto gra.

Ai gjithashtu theksoi se dhuna seksuale gjatë luftës është një krim i pandëshkuar, duke kërkuar që kryerësit të dënohen për të qetësuar plagët shpirtërore të të mbijetuarave.

E plotë:

Në Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, me Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale vizituam QKRMT-në dhe takuam të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës.

Mirënjohës për punën e drejtoreshës znj. Feride Rushiti, e cila po bënë një punë të madhe në përkrahje për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës.

Si anëtar i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, potencova nevojën për zbatimin e ligjeve të miratuara, përmirësimin e kujdesit shëndetësor dhe reformat pensionale për të ndihmuar të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës.

Dhuna seksuale si krim lufte i kryer nga Serbia gjatë luftës është krim i pandëshkuar. Deri më sot është vetëm një rast i dënimit të një krimineli serbë me vendim gjyqësor.

Andaj edhe plagët shpirtërore të të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës, deri diku mund të qetësohen vetëm atëherë kur kryerësit e këtyre krimeve të luftës të ndëshkohen.

Zbatimi i të drejtave të njeriut në praktikë është thelbësor dhe duhet të respektohet përmes akteve ligjore.