Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Haxhiu takohet me U.D. kryesuesen e Këshillit Gjyqësor, theksohet “rëndësia e bashkëpunimit në funksion të rritjes së besimit në sistemin gjyqësor”

Haxhiu takohet me U.D. kryesuesen e Këshillit Gjyqësor, theksohet “rëndësia e bashkëpunimit në funksion të rritjes së besimit në sistemin gjyqësor”

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu është takuar sot me ushtruesen e detyrës së Kryesueses së Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Arjeta Sadiku, me të cilën, sinç njoftoi Presidenca, ka diskutuar “mbi zhvillimet aktuale në sistemin gjyqësor, forcimin e sundimit të ligjit dhe rritjen e efikasitetit institucional”.

Gjatë takimit, u tha se u theksua edhe rëndësia e “bashkëpunimit ndërinstitucional”.

“Në takim, gjithashtu u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional në funksion të rritjes së besimit të qytetarëve në sistemin gjyqësor”, thuhet në njoftimin e Presidencës.