Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, do ta vizitojë Podujevën, ku do të mbajë një tubim me gra e vajza të kësaj komune.
Ky tubim pritet të mbahet në Teatrin e Qytetit “Avdush Hasani” rreth orës 14:00.
Haxhiu bashkë me kryetarin e Podujevës Shpejtim Bulliqi, rreth orës 15:30, do ta vizitojnë edhe Qendrën e Hanidkosit.
Ministrja Haxhiu edhe ditë më parë vizitoi komunën e Gjilanit ku u takua me gratë e vajzat e kësaj komune, por ajo që u bë lajm më shumë në media ishte një mesazh që Drejtoria e Arsimit e kësaj komune i kishte dërguar mësimdhënësve duke i ‘detyruar’ të marrin pjesë në takim me ministren. /TV Arbëria