Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka deklaruar se shëndetësia do të jetë një nga prioritetet kryesore të qeverisjes së ardhshme, duke theksuar se ligji për sigurimin shëndetësor dhe digjitalizimi i sistemit shëndetësor janë reforma të domosdoshme.
Sipas Haxhiut, brenda vitit të parë të qeverisjes do të ndodhë digjitalizimi i teknikës dhe shërbimeve shëndetësore, me qëllim rritjen e efikasitetit dhe transparencës.
Ai theksoi se brenda dy viteve do të zbatohet edhe ligji për sigurimin shëndetësor, duke garantuar mbulim për qytetarët.
“Nëse qeveria e Bedri Hamzës votohet në fund të vitit 2026, atëherë në vitin 2028 qytetarët e Kosovës do të kenë sigurime shëndetësore funksionale,” u shpreh Haxhiu.