Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Haxhiu pritet të propozohet sërish për kryetare të Kuvendit?

Haxhiu pritet të propozohet sërish për kryetare të Kuvendit?

Lëvizja Vetëvendosje pritet ta ropozojë Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit.

KosovaPress ka mësuar se LVV-ja do të propozojë emrin e kryetarit të legjislativit për t’i hapur rrugë konstituimit të legjislaturës së njëmbëdhjetë.

Sot do të mbahet vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit, pasi në dy tentime paraprake në muajin gusht, LVV-ja kishte kërkuar kohë për të arritur marrëveshje politike për çështjen e presidentit.

Ndërkohë, KosovaPress ka mësuar nga burime brenda LVV-së se ka ende pikëpyetje nëse sot do të formohet edhe qeveria e re.

LVV dhe LDK më 31 gusht kishin arritur marrëveshje që Bekim Sejdiu të propozohet për president të vendit. Këto dy parti, bashkë me minoritetet jo-serbe, i kanë 80 vota të nevojshme për ta zgjedhur presidentin.

Mirëpo, në mbledhjen e Grupit Parlamentar të LDK-së më 1 shtator u bë e ditur se gjashtë deputetë të kësaj partie nuk do të mundësojnë zgjedhjen e Sejdiut për president.

Pavarësisht kritikave se Kuvendi nuk është konstituuar brenda afatit tridhjetëditor, PDK dhe LDK kanë konfirmuar se deputetët e tyre do të jenë të pranishëm në Kuvend.