Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Haxhiu pret në takim krerët e sistemit të drejtësisë dhe partnerë ndërkombëtar, flasin rreth Komisionit të Venedikut

Haxhiu pret në takim krerët e sistemit të drejtësisë dhe partnerë ndërkombëtar, flasin rreth Komisionit të Venedikut

Me ftesë të ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu, drejtuesit e sistemit gjyqësor, sistemit prokurorial si dhe përfaqësuesit ndërkombëtar nga Zyra e BE-së, Ambasada Amerikane në Kosovë, Këshilli i Evropës dhe OSBE, kanë marrë pjesë në takimin e mbajtur sot në Ministrinë e Drejtësisë.

Sipas një njoftimi nga ana e ministrisë, në takim është diskutuar për Reformën në Drejtësi, për veprimet e mëtutjeshme lidhur me paketën ligjore, gjashtë projekt-aktet normative të cilat rrjedhin nga Deklarata e Përbashkët e Zotimeve.

“Ministrja Haxhiu fillimisht falënderoi të gjithë akterët për kontributin e tyre në finalizimin e paketës së tillë ligjore dhe gjithashtu, theksoi rëndësinë e procedimit tutje, si hap tjetër i rëndësishëm i reformës në drejtësi”, thuhet tutje në njoftim.Në takim mes tjerash, gjithashtu është diskutuar për rëndësinë dhe mundësinë e konsultimit të paketës ligjore me Komisionin e Venedikut, marrë parasysh edhe rekomandimet e Raportit për Vendin.

Powered by WordPress