Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka akuzuar Prokurorinë Speciale se po tenton të pengojë reformat në drejtësi.
Pas mbi dy orë intervistim nga Prokuroria Speciale, Haxhiu tha se është pyetur për deklaratat e saja për arratisjet e fundit nga burgjet e Kosovës si dhe sqarimit të deklaratës së saj lidhur me takimet dhe diskutimet e mundshme me prokurorë dhe gjyqtarë për raste të caktuara, transmeton KP.
Sipas saj, prokuroria më shumë po rrinë në profilin e saj në Facebook, sesa po kryen përgjegjësitë e saja ligjore.