Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu pas takimit të Grupit ndërministror në lidhje me vrasje gruas shtatzënë në oborrin e Gjinekologjisë, tha se nëse vërtetohet se ka dështuar ndonjëra nga hallkat e sistemit do të ketë dorëheqje shkarkime madje edhe ndjekje penale.
Haxhiu, pas takimit ndërministror, ka hedhur akuza në drejtim të KGjK dhe KPK-së, pas vrasjes së gruas shtatzënë në Klinikën e Gjinekologjisë në Prishtinë,
Ajo ka drejtuar akuza në drejtim të Prokurorisë, pasi sipas saj, i dyshuari me urdhër të prokurorit është lënë i lirë.
Sipas saj, sikurse Prokuroria të ishte në krye të detyrës rasti do të ishte parandaluar. Madje tha se ka disa informata që nuk mund t’i bëjë publike në këtë momente.
“Pesë ditë, dy jetë të humbura dy gra të vrara nga bashkëshortët e tyre. Kemi diskutuar për veprimet ndërinstitucionale dhe sipas informacioneve nga Polica e Kosovës, viktima kishte raportuar në korrik të këtij viti të dyshuarin për dhunë psikike dhe fizike dhe Prokuroria të dyshuarin e kishte liruar me procedurë të rregullt. Është një papërgjegjësi institucionale dhe e prokurorit të rastit sepse në vazhdimësi po bëjmë thirrje për mbrojtje të grave dhe vajzave”, tha Haxhiu.
“Në momenti që do të verifikohet që vërtetohet personi do të jap dorëheqje, kompetencat janë të ndara, nëse shohim që ka dështuar do të ketë dorëheqje do të ketë shkarkim. Kjo neglizhencë po inkurajojnë kriminelët, asnjë prokurorë asnjë gjyqtarë nuk ka dhënë dorëheqje. Do të ketë dorëheqje e shkrime, por edhe përgjegjësi penale”.
“I kem disa informata që s’mundem t’i bëjë publike. Do të verifikojë secilin veprim institucional, ky rast kjo vrasje e dyfishtë, na tregon që edhe përkundër veprimeve kemi edhe shumë punë për të bërë. Rasti nuk guxon që të na zmbraps. Në takim as prokuroria, as gjykata nuk kanë qenë të pranishëm, në fakt duhet të kishim më shumë ndërgjegje morale dhe profesionale, nuk kam koment për veprimet e tyre”. /TV Arbëria