Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > Haxhiu për sulmin ndaj Valon Sylës: Institucionet ta bëjnë punën me seriozitetin më të lartë

Haxhiu për sulmin ndaj Valon Sylës: Institucionet ta bëjnë punën me seriozitetin më të lartë

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka dënuar sulmin ndaj gazetarit Valon Syla.

Sipas saj, sulmet ndaj gazetarëve janë të papranueshme dhe të dënueshme. Ajo më tej ka shtuar se institucionet duhet të bëjnë punën e tyre me seriozitetin më të lartë, duke i uruar shërim të shpejtë Sylës.

“Dua të shpreh indinjatën tonë për sulmin e brendshëm ndaj gazetarit dhe opinionistit Valo Sylaj. E dënojmë ashpër një veprim të tillë të dënueshëm. Sulmi që ka ndodhur mbrëmë është i papranueshëm dhe i patolerueshëm po ashtu siç e përmenda është edhe i dënueshëm”.

“Urojmë që organet si Policia, Prokuroria dhe gjyqësia ta bëjnë punën e tyre me seriozitetin më të lartë dhe jo vetëm ndaj këtij rasti, por ndaj të gjitha rasteve kur ka sulme ndaj gazetarëve. Iu urojmë shërim të shpejt gazetarit dhe opinionistit Valon Sylaj”.

Ajo shtoi se Kosova për të tretën herë ka fituar cështjen në Arbitrazh, sipas saj më këto fitime në arbitrazh Kosova e ka shpëtuat për 145 milionë euro buxhetit.

“Në mbledhjen e Qeverisë e kemi miratuara Projektligjin për Përfaqësimin e Institucioneve Shtetërore në Procedura Gjyqësore dhe Arbitrazh, si ministri kemi punuar që ta fuqizojmë Avokaturën Shtetërore, janë 50 mijë lëndë, aktive janë 20 mijë. Së fundi e kemi rritur numrin e avokatëve. Me këtë projektligj synojmë që ta fuqizojmë Avokaturën Shtetërore”.

“E kemi mirëpritur për të tretën herë fitoren në arbitrazh kundër Blerim Devollit, i cili detyrohet që të paguaj 1.3 milion euro urdhër për pagesë, në këto tri raste Kosova i ka shpëtuat 145 milionë euro. Së fundi e kemi parë disa deklarata që thonë që kjo nuk është meritë e Qeverisë Kurti, por për këtë janë angazhuar të gjithë ministrat e linjës”, tha ajo.

/TV Arbëria

Themes by WordPress