Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Haxhiu për betimin e kryetarëve të rinj në komunat veriore: Nga një vend i bombave është shndërruar në një hapësirë ku jetohet qetësisht

Haxhiu për betimin e kryetarëve të rinj në komunat veriore: Nga një vend i bombave është shndërruar në një hapësirë ku jetohet qetësisht

Gjatë ditës së sotme në komunat veriore është bërë betimi i kryetarëve të rinjë.

E lidhur me këtë ka reaguar ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Sipas Haxhiut veriu nga një vend i bombave është shndërruar në një hapësirë ku jetohet qetësisht.

Postimi i plotë:

Një normalitet dikur shumë i nevojshëm, i arritur sot në Mitrovicën e Veriut.

Nga një vend i bombave, përplasjeve e sulmeve nga grupet kriminale, është shndërruar në një hapësirë ku jetohet qetësisht.

Mbledhjet e Kuvendit Komunal po zhvillohen me normalitet të plotë, ashtu siç e kërkon rendi, jo vetëm njerëzor, por edhe kushtetues.