Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Haxhiu pas takimit me minatorë e mësimdhënës: Entuziazmi i tyre ishte i madh që PDK-ja të dalë fituese më 9 shkurt

Haxhiu pas takimit me minatorë e mësimdhënës: Entuziazmi i tyre ishte i madh që PDK-ja të dalë fituese më 9 shkurt

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka mbajtur takim me disa minatorë, mësimdhënës dhe qytetarë të Mitrovicës.

Haxhiu ka thënë se entuziazmi i tyre ishte i madh që PDK-ja të dalë fituese më 9 shkurt, në mënyrë që sipas tij të ketë zhvillim ekonomik e rritje pagash për 50 për qind.

“Takim me minatorë, mësimdhënës dhe qytetarë të Mitrovicës, me të cilët diskutuam për pakënaqësitë e shumta që ata vazhdojnë të kenë ndaj kësaj qeverie të papërgjegjshme. Entuziazmi i tyre ishte i madh që PDK-ja të dalë fituese më 9 shkurt në mënyrë që të jetësohet programi i z. Bedri Hamza për zhvillim ekonomik, reformim në arsim, rritje të pagave për 50% dhe përmirësim të mirëqenies së qytetarëve”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.