Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Haxhiu në Gjakovë: Viktimat e dhunës në familje do të kenë gjithmonë mbështetje institucionale

Haxhiu në Gjakovë: Viktimat e dhunës në familje do të kenë gjithmonë mbështetje institucionale

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu sot ka vizituar komunën e Gjakovës ku është pritur nga kryetari Ardian Gjini. Ajo ka thënë se do të mbetet obligim institucional ndërtimi i kapaciteteve të reja dhe fuqizimi për parandalimin e dhunës në familje.

Haxhiu edhe në këtë takim ka theksuar se mbështetja institucionale ndaj viktimave të dhunës s’do të mungojë asnjëherë derisa ka potencuar se shkaktarët e dhunës në familje duhet të marrin dënim meritor.

“Ministrja Haxhiu vlerësoi lartë krijimin e Mekanizmit Koordinues Kundër Dhunës në Familje në Komunën e Gjakovës, anëtarët e së cilës i falënderoi dhe kërkoi përkushtim maksimal në luftën kundër dhunës në familje.

Ndërsa kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, falënderoi ministren Haxhiu për bashkëpunim në trajtimin e çështjeve që kanë të bëjnë me dhunën, në veçanti dhunën në familje”, thuhet në njoftim.

/TV Arbëria