Nga sot, në vend ka filluar Java Kundër Korrupsionit, e cila përfundon me 9 dhjetor, raporton TV Arbëria.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një shkrim, në Facebook, u shprehë se Kosova nën qeverisjen Kurti ka shënuar progres në luftimin e korrupsionit.
“Kosova nën qeverisjen tonë ka shënuar progres në luftimin e korrupsionit, kjo vërtetohet edhe në raportet e organizatave kredibile ndërkombëtare si Transparency International dhe WorldJustice, të cilat Republikën e Kosovës e kanë renditur lartë si kurrë më parë”.
Haxhiu ndër të tjerash thotë se përkushtimi në luftën kundër korrupsionit vazhdon të jetë e intensitetit të njëjtë.
“Kjo javë e gjen Republikën e Kosovës me iniciativa reformuese si Vettingu e Byroja Shtetërore për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, pakoja e ligjeve për Prokurorinë bashkë me Ligjin për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit e deklarimin e pasurisë.
Postimi i plotë: