Pas njoftimit zyrtar se Kosova ka nënshkruar marrëveshje me ShBA-në për blerje armatimi, ka pasur reagime të shumta në lidhje me faktin se kujt i takojnë meritat.
Deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka deklaruar se e vërteta e blerjes së armatimit nga ShBA-ja ka nisur qysh në vitin 2018 kur Kadri Veseli kishe negociuar.
“E vërteta e blerjes se armatimit nga SHBA, negocimin dhe kontraktimin e bëri Kadri Veseli në vitin 2018. Një pjesë e këtij armatimi, mjetet e blinduara “Humvee” nga SHBA kishin arritur në Kosovë me 25.07.2020. Pse ka pasë vonesa për pjesën tjetër të armatimit duhet te japin llogaridhënie qeveritarë e sotëm. Sot, kur dezertorët dhe sabotuesit e luftës çlirimtare flasin për luftë e kupton hipokrizin e këtij pushteti, që abuzojnë me sigurinë e vendit për populizëm elektoral”, ka shkruar mes tjerash Haxhiu.
Tutje, ai ka thënë se krahasuar me fuqinë ushtarake të Serbisë , Kosova do të jetë e sigurt vetëm me antarësimin në NATO dhe aleance të përhershme me SHBA dhe BE.
“10 vite me parë LVV dhe LDK nuk votuan ndryshimet kushtetuese për shëndrrimin e FSK-s në Ushtri të Kosovës.Sikur atëherë të votohej transformimi i FSK në ushtri sot do ishim pjesë e NATO-s.”- ka shtuar tutje Haxhiu.
/TV Arbëria