Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Haxhiu: Janë gjetur mbetje mortore në Podujevë, dyshohet të jenë të një individi nga personat e zhdukur gjatë luftës

Haxhiu: Janë gjetur mbetje mortore në Podujevë, dyshohet të jenë të një individi nga personat e zhdukur gjatë luftës

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se janë gjetur mbetje mortore në varrezat afër Tjegullores në Podujevë.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Haxhiu ka thënë se mbetjet dyshohet se i përkasin një individi që mund të jetë në listën e personave të zhdukur me dhunë nga lufta e fundit.

Sipas saj, gërmimet janë duke vazhduar ende në kërkim edhe të individëve të tjerë.

Postimi i plotë: