Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, tha se i ka mirëpritur takimet e zhvilluara “me ftesë të kryeministrit dhe kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, zotit Albin Kurti”, si dhe dy partive të tjera.
Haxhiu tha se si vjen mirë për pezullimin e takimeve nga ana e LDK’së, e cila po përballet me një nismë për shkarkimin e kryetarit Lumir Abdixhiku, i cili tha se e mori vendimin për pezullim.
“E kam vlerësuar pozitivisht qasjen e LDK-së dhe PDK-së, pra që kanë pranuar që të vazhdojnë këto takime. Nuk më duket mirë që tashmë LDK-ja ka pezulluar takimet për të arritur një marrëveshje. Ftoj edhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës që t’i përgjigjet pozitivisht ftesave për takime sepse nuk mund të kemi marrëveshje pa pasë takime”, tha Haxhiu sot para mediave.
Sipas saj, qasja serioze, konstruktiviteti në këto diskutime, sjell te një marrëveshje.