Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Haxhiu i reagon Kurtit: Njerëzit po ikin nga Kosova për shkak të veprimeve tua

Haxhiu i reagon Kurtit: Njerëzit po ikin nga Kosova për shkak të veprimeve tua

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka reaguar ndaj kryeministrit Albin Kurti, lidhur me deklaratën për ikjen e të rinjve, raporton TV Arbëria.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Albini ka harruar se një nga ata që është kthyer e ka ikur sërish për në Amerikë është ish ministri Latifi, teksa ka shtuar se arsyet pse njerëzit po ikin nga Kosova janë veprimet e Kurtit dhe puna e dobët e ministrave të tij.

Haxhiu ka shtuar se çdo ditë ka vetëm mashtrime nga Albini.

Postimi i tij i plotë:

I pyetur për ikjen e të rinjve, Albin Kurti paska thënë se dy ministra të tij u kthyen në Kosovë.

Albini ka harru me tregu se njëri nga ta, Prof.Dr.Rifat Latifi ka ikë për Amerikë.

Veprimet e Kurtit dhe puna e dobët e ministrave është një nga arsyet që po ikin nga Kosova profesionistët shëndetësorë, rinia dhe jo vetëm.

Çdo ditë vetëm mashtrime dëgjojmë nga Albini.

Powered by WordPress