Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Haxhiu i bën thirrje Qeverisë: T’i ndajë mbi 100 milionë euro për Apelin në Hagë, çlirimtarët i duam të lirë, prandaj duhet të veprojmë si shtet

Haxhiu i bën thirrje Qeverisë: T’i ndajë mbi 100 milionë euro për Apelin në Hagë, çlirimtarët i duam të lirë, prandaj duhet të veprojmë si shtet

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK) dhe ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Bekim Haxhiu i njohur si Kamishi ka kërkuar që Kosova të angazhohet si shtet për përgatitjen e procesit të Apelit në Hagë për katër ish-krerët e UÇK-së.

Haxhiu përmes një postimi në rrjetin social Facebook i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës të mblidhet pa vonesë t’i ndaj mbi 100 milionë euro për procesin e Apelit, raporton Periskopi,

“Për mbrojtjen e katër krerëve të UÇK-së në procesin e Apelit në Hagë, Kosova duhet të veprojë si shtet dhe të përgatitet maksimalisht me gjitha kapacitetet e saj.Pa vonesë, nesër, Qeveria e Kosovës duhet të mblidhet dhe të ndajë mbi 100 milionë euro për procesin e Apelit dhe për një mbrojtje profesionale, të fuqishme dhe të bazuar në fakte, prova, dokumente dhe argumente juridike, sepse lufta jonë ka qenë çlirimtare dhe e pastër si loti.

i i Kosovës është nga taksat tona dhe taksat tona duhet të shkojnë për mbrojtjen e çlirimtarëve, për mbrojtjen e luftës së lavdishme të UÇK-së dhe për mbrojtjen e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Duhet një angazhim maksimal i ekspertëve juridikë vendor e ndërkombëtar, një analizë e plotë e aktgjykimit, shqyrtimi i çdo shkeljeje të mundshme procedurale e materiale, si dhe paraqitje e fuqishme e provave pranë shkallës së Apelit”, ka shkruar Haxhiu.

Në fund, ai ka bërë thirrje për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së.

“Çlirimtarët i duam të lirë, prandaj duhet të veprojmë si shtet.Drejtësi dhe liri për çlirimtarët!”, ka shkruar ai.