Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Haxhiu i barazoi PDK me Listën Srpska, Gucati: E turpshme, aty ka deputetë që kanë lënë gjymtyrë – tallja me sakrificë s’është politikë

Haxhiu i barazoi PDK me Listën Srpska, Gucati: E turpshme, aty ka deputetë që kanë lënë gjymtyrë – tallja me sakrificë s’është politikë

Hysni Gucati, kryetar i OVL-UÇK-së, ka reaguar lidhur me gjuhën e përdorur nga Albulena Haxhiut, pas dështimit të formimit të qeverisë Konjufca 1.

Gucati ka theksuar se në Partinë Demokratike të Kosovës ka deputetë që ‘’ që kanë lënë gjymtyrët për lirinë e këtij vendi’’.

Tutje, Gucati ka deklaruar edhe se, tallja me sakrificën e njerëzve që kanë dhënë trupin dhe jetën për liri, nuk është politikë.

‘’Albulena, a nuk të vjen turp ta përdorësh këtë gjuhë?

Në PDK ka deputetë që kanë lënë gjymtyrët për lirinë e këtij vendi. Ka komandantë të respektuar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ka bij e bija familjesh të dëshmorëve. Të gjithë këta njerëz meritojnë respekt, jo fyerje të tilla të ulëta politike.

Debati politik është i lejuar, por tallja me sakrificën e njerëzve që kanë dhënë trupin dhe jetën për liri, nuk është politikë. Është mungesë karakteri’’, ka shkruar Gucati.

Ndryshe, dje Haxhiu, pasi që Konjufca dështoi t’i siguronte votat për ta krijuar qeverinë, e publikoi një foto ku shihen deputetë të PDK-së dhe Listës Serbe në Parlament duke votuar kundër të mandatuarit të VV’së.