Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Haxhiu: Gjyqtari i Kushtetueses, Radomir Llaban, i dyshuar për spiunazh për BIA-n serbe

Haxhiu: Gjyqtari i Kushtetueses, Radomir Llaban, i dyshuar për spiunazh për BIA-n serbe

Ministrja në detyrë, Albulena Haxhiu, sot ka mbajtur një konferencë për media, ku ka deklaruar se gjyqtari Radomir Llaban dyshohet se është bashkëpunëtor i Shërbimit të Sigurisë së Serbisë, BIA-s.

‘Kohëve të fundit është arritur një sukses i madh i institucioneve tona të sigurisë dhe të inteligjencës në dokumentimin e aktivitetit të spiunazhit dhe sabotazhit të Serbisë në Kosovë.

Një nga rastet ka përfunduar me dënim, sepse vetë i akuzuari ka pranuar fajësinë.

Në mesin e këtyre shembujve është edhe ai i anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Radomir Llaban. Bazuar në informacionet që i kanë institucionet relevante, gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Radomir Llaban, dyshohet se është njëri nga bashkëpunëtorët e Agjencisë për Siguri dhe Informim të Serbisë, e njohur si BIA,’ kështu ka deklaruar ministrja Haxhiu. /TV Arbëria