Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë Gjykata Komerciale, ka arritur progres në promovimin e sundimit të ligjit dhe sistemit të paanshëm të drejtësisë për qytetarët dhe bizneset.
Në shënimin e një vjetorit të Gjykatës Komerciale, ajo ka thënë se kjo gjykatë ka hapur dyert për investime nga mërgata dhe investitor të huaj.
“Gjykata Komerciale ka arritur progres të dukshëm në promovimin e sundimit të ligjit dhe sigurimin e një sistemi të paanshëm dhe efikas të drejtësisë për qytetarët dhe bizneset në Republikën e Kosovës. Gjykata Komerciale ka hapur derën për mërgatën tonë dhe për investitorët e huaj, duke ofruar zgjidhje profesionale dhe transparente të kontesteve dhe në kohë të arsyeshme. Zgjidhja efikase dhe e drejtë e kontesteve komerciale nga ana e gjykatës tërheq investime, krijon vende pune dhe nxit zhvillim ekonomik”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
/TV Arbëria