Para disa ditësh Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu doli me një deklaratë rreth arratisjeve të fundit të të burgosurve nga burgjet e Kosovës, e cila tha se këto arratisje janë organizuar nga Serbia për ta dëmtuar rendin juridik në Kosovë, raporton TV Arbëria.
Në lidhje me këtë çështje, në një pronocim për TV Arbëria ka folur deputeti i PDK-së Hisen Berisha, i cili tha se duhet hetim shumëdimensional i rastit në arratisje, poashtu dhe procesit të rehabilitimit gjatë mbajtjes nëpër burgje.
“Duhet hetim shumëdimensional i rastit dhe aktorëve të involvuar në arratisje, procesit të rehabilitimit gjatë mbajtjes nëpër burgje, me theks trajtimin që u bëhet të gjitha kategorive të të burgosurve nëpër burgje në aspektin e funksionit tredimensional të sanksionit penal”, është shprehur ai.
Sipas vlerësimit të Berishës, përgjegjës për arratisjet dhe trajtimet ndaj të burgosurve duhet duhet të jenë jo vetëm institucionet vendore të mbikëqyrjes por edhe ato ndërkombëtare për raportet që kanë bërë gjatë inspektimeve të burgjeve në Kosovë.
“Duhet bërë përgjegjëse jo vetëm institucionet vendore të mbikëqyrjes por edhe ato ndërkombëtare për raportet që kanë bërë gjatë inspektimeve të burgjeve në Kosovë, duke marrë pretekst në rastin e të arratisurit të fundit, viktimë e organeve të ndjekjes të Serbisë, të cilat në vend të neutralizimit apo arrestimit, zgjodhën ta vrasin”, tha Berisha.
Sa i përket trajtimeve në burgjet e Kosovës, Berisha thotë se duhet hetuar nga UNMIK-u, pasiqë sipas rrëfimit të të ndjerit njëkohësisht të arrestuarit Faton Hajrizi për trajtimin se si i është bërë që nga mosha 15 vjeçare, sipas deputetit të PDK-së kemi të bëjmë me krim institucional.
“Pra, duhet hetuar trajtimi në burgjet e administruara nga UNMIK-u, si i mitur 15-vjeçar, ku sipas rrëfimeve të të burgosurit të mitur, kemi të bëjmë me krim institucional dhe kthim të këtij institucioni nga qendër e mbajtjes dhe korrektimit, rol doktrinor që e ka edhe vetë sanksioni penal, në qendra të torturave çnjerëzore. Për t’i shmangur torturat çnjerëzore, ligji parasheh dënimin me vdekje apo në sistemet më demokratike zëvendësimin e tij me dënim maksimal”, konstaton deputeti i PDK-së për TV Arbëria.
Ndërsa për deklaratën e Ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu e cila ka theksuar se arratisjet e fundit në burgjet e Kosovës janë bërë nga Serbia, Berisha e quan pretendim të turpshëm derisa shton se është tregues i mjerimit mental i saj.
“Kurse pretendimi i turpshëm i Ministres së drejtësisë, së arratisja e tijë është koordinuar nga qarqe serbe të Beogradit, është tregues i mjerimit mental të kësaj minstreje e cila pa asnjë dyshim se do përballet me drejtësinë në të ardhmën për shkeljet e ligjeve dhe kushtetutës por edhe keqpërdorimit të pozitës funksionale“, është shprehur ai.
Sai përket aludimeve e konspiracioneve se i arrestuari Faton Hajrizi është gjallë, Berisha ka dërguar foto duke i demantuar këto deklarata (foto me përmbajtje të rëndë, nga vrasja e Faton Hajrizit).
“Ndërsa për ngritjen e konspiracionëve se i arratisuri, i përndjekur edhe nga forcat policore të Serbisë, nuk është i vrarë, se është i gjallë, duke ju referuar skenarëve imagjinar të ministres fantazmë, mund ti shihni si dëshmi fotografitë e të arratisurit të vdekur FH gjegjësisht të vrarë nga forcat kriminale serbe.”
Arratisjet e fundit nga burgjet e Kosovës për të cilat sipas Ministres së Drejtësisë, janë organizuar nga grupe kriminale serbe, Berisha rikujton se në Maj të vitit aktual Haxhiu ka marrë vendim për heqjen e armëve nga personeli i institucioneve korrektuese.
“Nëse arratisja e tij ishte skenar beogradas, atëherë kjo ministre në Maj të këtij viti, ka vendosur heqjen e armëve nga personeli i institucioneve koërrektuese. Këtë akt e kam cilësuar, si dhe shumë ekspert tjerë, si “parakusht që të krijohen rrethanat për arratisje të të burgosurve”, tha ai.
Deputeti i PDK-së ngre dyshime teksa thotë se po me të njëjtat nota është shprehur edhe Ministri i Punëve të Brendshme në Serbi Ivica Daçiq, duke e quajtur gjuhë të njëjtë me Ministren e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu, derisa shton se sikur të ishin pjesë e të njëjtit skenar.
“Me nota të njëjta u shpreh edhe ministri i brendshëm serb Daçiq, i cili u mundua ta interpretoj si akt kundërbalancues me atë të 24 Shtatorit ‘23, të organizuar nga Prishtina. Pra kjo është një gjuhë e njëjtë e ministrave Haxhiu e Daçiq, sikur të ishin pjesë e të njejtit skenar”, përfundoi Berisha për TV Arbëria.