Ai shtoi se ky program është ndërtuar bashkë me qytetarët.
Të dashur, sot nis zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025. Unë, Sokol Havolli, kam nderin dhe privilegjin të rrugëtoj përkrah Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lumir Abdixhikut, kandidatin tonë për kryeministër, me një vizion të qartë: të ndërtojmë një Kosovë më të mirë për ne, për fëmijët tanë dhe për gjeneratat që do të vijnë.
Prandaj, sot dhe çdo ditë deri më 9 shkurt 2025, ju ftoj të gjithëve të bëheni pjesë të ndryshimit – për veten tuaj, për fëmijët tuaj, për familjet dhe shoqërinë tuaj, për të gjithë Kosovën! Le të jetë kjo një fushatë e mbushur me përkushtim e vullnet të mirë, ku do të takohemi për të prezantuar programin tonë, program të cilin e kemi ndërtuar së bashku me të gjithë ju. Ky program është në përputhje me kërkesat dhe aspiratat tuaja. Le të jetë një garë e ndershme dhe e drejtë.