Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Hashim Thaçi telefonon Edi Ramën një ditë pas zgjedhjeve, Rama: Komandanti ishte në formën më të mirë

Hashim Thaçi telefonon Edi Ramën një ditë pas zgjedhjeve, Rama: Komandanti ishte në formën më të mirë

Kandidati për kryeministër nga radhët e PS-së, Edi Rama ka ndarë një fotografi në rrjete sociale me njoftimin se ka pasur një telefonatë nga Haga.

Ai u shfaq në zyrën e tij derisa po fliste në telefon me ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçi i cili ndodhet në Gjykatën Speciale.

Rama në statusin e tij në Facebook, thotë se ka pranuar telefonat e Thaçit, të cilin e quan vëlla.

“Telefonata e vëllaut tim Hashim ishte tejet prekëse dhe Komandanti ishte në formën e vet më të mirë ❤️”