spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Hasani në OKB, pritet firmosja e marrëveshjeve për liberalizimin reciprok të vizave

Extra AL PVC

Ministri shqiptar për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka mbërritur në Nju York, për të marrë pjesë në një sërë aktivitetesh, në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Hasani pritet të firmos disa marrëveshje për liberalizimin reciprok të vizave, në funksion të forcimit të pasaportës shqiptare në botë.

Gjithashtu, ministri do të ketë takime dypalëshe me Ministrat e Jashtëm të Azerbajxhanit, Bullgarisë, Egjiptit, Gjeorgjisë, Kazakistanit, Maltës, Marokut, Mongolisë, Turkmenistanit, Qipros etj, raporton Euronews.al.

Java e nivelit të lartë nisi dje me takimin “Pekin+30: drejt një bote me barazi gjinore”, ku Hasani nënvizoi politikat e qeverisë shqiptare që nxisin angazhimin kuptimplotë të grave në jetën publike.

Prioritetet e Shqipërisë, gjatë sesionit të 79 të Asamblesë të Përgjithshme të OKB-së do të jenë në përputhje me kontributin e dhënë gjatë periudhës së anëtarësimit në Këshillin e Sigurimit dhe përfshijnë promovimin e multilateralizmit, mbështetjen për Axhendën 2030 dhe Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së.

spot_img

Të fundit

Netanyahu thotë se e kanë goditur Hezbollahun në mënyra që s’mund ta imagjinonte, ndërsa zyrtarja e OKB-së paralajmëron “katastrofë”

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka lëshuar një deklaratë nga...

Shkatërrohet një tjetër laborator kokaine në Prishtinë, Sveçla paralajmëron kriminelët: Prapa hekurave është vendi për ju

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar...

Kosova rangohet bashkë me Bregun e Fildishtë dhe Gabonin për menaxhim të keq të mbeturinave shtëpiake

Një raport nga Anketa Botërore e Riskut nga Fondacioni...

Policia shqiptoi mbi 2200 tiketa trafiku në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë...

Netanyahu thotë se e kanë goditur Hezbollahun në mënyra që s’mund ta imagjinonte, ndërsa zyrtarja e OKB-së paralajmëron “katastrofë”

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka lëshuar një deklaratë nga zyra e tij. Në të, ai tha se Izraeli ditët e fundit i ka dhënë...

Shkatërrohet një tjetër laborator kokaine në Prishtinë, Sveçla paralajmëron kriminelët: Prapa hekurave është vendi për ju

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar sot për shkatërrimin e një laboratori tjetër droge në Prishtinë, që përdorej për prodhimin e...

Kosova rangohet bashkë me Bregun e Fildishtë dhe Gabonin për menaxhim të keq të mbeturinave shtëpiake

Një raport nga Anketa Botërore e Riskut nga Fondacioni Lloyd’s Register, i bërë publik në fillim të kësaj jave që po e lëmë pas,...