Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Hasani ‘godet’ keq Serbinë: Nuk i çohen më fqinjit ushtri tek kufiri, kjo është lojë qesharake

Hasani ‘godet’ keq Serbinë: Nuk i çohen më fqinjit ushtri tek kufiri, kjo është lojë qesharake

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, në një konferencë për media nga Prishtina është pyetur nëse vizita e tij ndërlidhet me shqetësimet e fundit të ngritura nga Kosova për sulme të mundshme nga Serbia.

Hasani ka thënë se Shqipëria është një shtet aleat i përjetshëm dhe i padiskutueshëm i Kosovës dhe se në çdo rast, në të mirë e në të keq do të jetë afër Kosovës dhe afër shqiptarëve të Kosovës.

“Kosova ka një aleatë të përjetshëm të padiskutueshëm që është Shqipëria. Në çdo rast e çdo moment, në të mirë e në të keqe, Shqipëria do të jetë këtu pranë Prishtinës dhe pranë shqiptarëve të Kosovës”, ka thënë Hasani.

Ai tutje ka thënë se Shqipëria i ndjek me vëmendje zhvillimet në rajon dhe gjithashtu edhe në kufijtë e Republikës së Kosovës.

Hasani ka thënë se Shqipëria iu bën thirrje të gjithë faktorëve që jetojnë në shekullin 21, që nuk i çohen më ushtri fqinjit të kufiri dhe se askush s’duhet të vazhdojë një lojë të tillë, që Hasani thotë se është qesharake.

Ai në fund ka thënë se garancia e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës është NATO dhe se Shqipëria është pjesë e Aleancës Veri-Atlantike.

“Ne i ndjekim me vëmendje zhvillimet në rajon, dhe në kufijtë e Republikës së Kosovës. Bëjmë thirrje gjithë aktorëve dhe faktorëve që jetojnë në shekullin 21, nuk i cohën ushtri fqinjit më te kufiri, dhe askush s’duhet të vazhdojë më këtë lojën sepse është qesharake. Sepse të gjithë jemi qartë se garancia më e madhe për sovranitetin dhe integritetin e Kosovës është NATO ku edhe Shqipëria është pjesë”, ka thënë Hasani

/TV Arbëria