Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Hasanaj flet për rritjen e energjisë për 15%: ZRRE e ka obligim ligjor të diskutojë me grupet e interesit – Nuk kemi marrë asnjë reagim

Hasanaj flet për rritjen e energjisë për 15%: ZRRE e ka obligim ligjor të diskutojë me grupet e interesit – Nuk kemi marrë asnjë reagim

Luan Hasanaj, organizatori i protestës kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, siç është paralajmëruar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë, i ftuar në ARB Debat me Rid Berishën në TV Arbëria, ka dhënë detaje rreth protestës.

Hasanaj ka thënë se rritja e çmimit të energjisë do të ndikonte tek të gjithë, edhe po të rritej vetëm 1%. Ai shton se ZRRE nuk ka pasur asnjë takim me grupet e interesit për rritjen e çmimit për 15%, një veprim që e konsideron të obliguar ligjërisht.

“Vetëm 1% rritje do të ndikonte tek të gjithë, lëre më 15%. Asnjëherë nuk kemi marrë asnjë reagim në cilëndo formë prej Zyrës së Rregullatorit dhe aktorëve të tjerë. Zyra e Rregullatorit dhe çdo institucion publik, kur dëshiron të marrë vendime të tilla, dhe aq më pak vendime kaq të mëdha që prekin secilin qytetar, e kanë obligim ligjor t’i konsultojnë grupet e interesit dhe të bëjnë një diskutim publik me qytetarët, mediat, pra me secilin person të interesuar,” ka thënë Hasanaj në ARB Debat.