Harry Kane është pranë vazhdimit të qëndrimit te Bayern Munichu, pasi ka arritur marrëveshje në parim me klubin gjerman për rinovimin e kontratës deri në vitin 2029, raporton gazetari i Sky Sport, Gianluca Di Marzio.
Sulmuesi anglez ka dhënë dritën e gjelbër për vazhdimin e bashkëpunimit me kampionët gjermanë, ndërsa palët janë duke i diskutuar detajet e fundit të marrëveshjes.
Kontrata aktuale e Kane me Bayernin skadon në vitin 2027, por rinovimi i mundshëm do ta mbante atë në “Allianz Arena” edhe për dy sezone të tjera.
Kane iu bashkua klubit bavarez në verën e vitit 2023, kur u transferua nga Tottenham Hotspur, dhe që nga atëherë është shndërruar në një prej lojtarëve kryesorë të skuadrës.