Presidenti amerikan Joe Biden, e uroi zëvendëspresidenten e ShbA-së Kamala Harrisin pasi ajo fitoi vota të mjaftueshme për të fituar nominimin e Partisë Demokratike.
Ai përmes një postimi në X (ish-Twitter), tha se për këtë është aq krenar deri sa nuk mund të jetë më shumë se kaq.
“Një nga vendimet më të mira që kam marrë ishte zgjedhja e Kamala Harris si zëvendëspresidente. Tani që ajo do të jetë e nominuara nga partia jonë, nuk mund të jem më krenar. Le ta fitojmë këtë”, thuhet në postim.
Harrisi ka marrë mjaft vota nga delegatët demokratë për të fituar nominimin e partisë për presidente, njoftoi të premten Komiteti Kombëtar Demokratik.
59-vjeçarja tha se ajo do të pranojë zyrtarisht nominimin javën e ardhshme pasi të përfundojë thirrja virtuale.