Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Harris: Ndjehem e nderuar nga mbështetja e Bidenit

Harris: Ndjehem e nderuar nga mbështetja e Bidenit

Kamala Harris ka lëshuar një deklaratë pasi ka mësuar se Joe Biden ka ndërprerë kandidaturën për ri-zgjedhje dhe e ka mbështetur atë për të qenë kandidate e demokratëve në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Ajo falenderon Biden për “lidershipin e tij të jashtëzakonshëm” dhe “dekadat e shërbimit të tij për SHBA-të”.

Duke kujtuar se si e ka takuar presidentin, ajo vazhdon të flasë për “ndershmërinë dhe integritetin e tij… dashurinë e tij për vendin tonë dhe për popullin amerikan”.

Ajo e përshkruan vendimin e tij për të përfunduar përpjekjet për ri-zgjedhje si një “akt të vetëpërkushtuar dhe patriotik” dhe thotë se ndjehet “e nderuar” për mbështetje e Bidenit.