Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Harris ndan një fotografi nga fëmijëria e saj: Guximi dhe vendosmëria e nënës, ishin frymëzimi për sukseset e jetës sime

Harris ndan një fotografi nga fëmijëria e saj: Guximi dhe vendosmëria e nënës, ishin frymëzimi për sukseset e jetës sime

Kandidatja demokrate për presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris, ndau një foto të fëmijërisë me nënën e saj Shyamala Gopalan Harris dhe theksoi se “guximi dhe vendosmëria” e nënës së saj ishin frymëzimi për sukseset e jetës së saj.

Në një postim në rrjetin social X, Harris shkroi: “Nëna ime, Dr. Shyamala Gopalan Harris, erdhi në Shtetet e Bashkuara vetëm nga India në moshën 19-vjeçare. Guximi dhe vendosmëria e saj më bënë njeriun që jam sot. Nëna ishte një emigrante indiane që mbërriti në Amerikë si një grua e re, ndërtoi një karrierë të suksesshme si studiuese e kancerit të gjirit dhe ia kushtoi jetën e saj rritjes së dy vajzave, Kamala dhe Maya. Rruga e saj u shënua jo vetëm nga sukseset profesionale, por edhe nga sfidat me të cilat u përball si emigrante në Amerikë në vitet 1960″. Vendosmëria dhe qëndrueshmëria e saj hodhën themelet për karrierën e Harris dhe vlerat që ajo mbart në luftën e saj politike sot”.

Powered by WordPress