Renditja, Dua Lipa një nga yjet më të pasura të skenës botërore

Në skenën muzikore, ku yjet lindin dhe shuhen, Dua...

Scholz rrezikon të ketë fatin e Bidenit

Ndërsa kancelari gjerman, Olaf Scholz, merr pjesë në Asamblenë...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Harris e Trump vazhdojnë fushatën duke shpalosur platformat e tyre për rritjen e ekonomisë

Extra AL PVC

Kanë mbetur më pak se 50 ditë deri në ditën kur amerikanët do të votojnë për presidentin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara. Kandidatët Donald Trump dhe Kamala Harris po bëjnë fushatë në shtetet e fushëbetejës, të dy duke shpalosur platformat e tyre për rritjen e ekonomisë.

Ish Presidenti Donald Trump thotë se vendet e punës në fabrikat e automjeteve në Miçigan kërcënohen nga politikat e energjisë së rinovueshme të rivales së tij.

“Kina do të mbizotërojë të gjithë biznesin tuaj për shkak të makinave elektrike dhe sepse ata i kanë materialet e nevojshme. Ne nuk i kemi. Ajo që kemi është nafta. Kemi aq shumë naftë sa nuk dimë se çfarë të bëjmë. Kinezët nuk kanë naftë. Pse atëherë po prodhojmë në një treg që ata e mbizotërojnë?”, thotë kandidati republikan për president Donald Trump.

Shumica e votuesve amerikanë thonë se ekonomia dhe inflacioni janë çështjet kryesore në këto zgjedhje. Kandidati i zotit Trump për nënpresident, JD Vance, po vazhdon fushatën duke bërë përpjekje të lidhë ankthet ekonomike me rivalen demokrate, Kamala Harris.

“Inflacioni është rritur tejmase. Prodhimet ushqimore nuk mund t’i përballoni. Blerja e shtëpive dhe qeratë janë bërë të papërballueshme për familjet e reja amerikane, të gjitha këto për shkak të Kamala Harrisit”, thotë Vance.

Propozimet ekonomike të Harris në këtë fushatë përfshijnë lehtësim taksash për ata që blejnë shtëpi për herë të parë, për prindërit e rinj dhe për pronarët e bizneseve të vogla.

Ajo u tha gazetarëve afrikano-amerikanë në Pensilvani këtë javë se një mënyrë e përmirësimit të ekonomisë amerikane është tejkalimi i përçarjes së shkaktuar nga kundërshtarët e saj.

“A janë ende çmimet e ushqimeve shumë të larta dhe kemi më shumë punë për të bërë? Po. Unë besoj se përfaqësoj një gjeneratë të re drejtuesish për vendin tonë, që do të nisin një kapitull të ri në një epokë që fatkeqësisht është karakterizuar nga përpjekjet e disave për të nxitur frikë dhe për të krijuar ndarje në vendin tonë. Drejtues si unë janë të gatshëm të punojnë për të përçuar optimizëm dhe ambicie për atë që është e mundur në vendin tonë”, thotë Kamala Harris kandidatja e Partisë Demokratike për Presidente.

Ish Presidenti Trump thotë se është optimist për vendin, për sa kohë që ai ta udhëheqë atë. Ai thotë se ekonomia do të ishte shumë më e fortë sot, me tarifa më të ashpra për importet, nëse do të ishte rizgjedhur në vitin 2020.

Ai vazhdon të thotë se humbja e tij para katër vjetësh ishte e manipuluar, pavarësisht se ky pretendim është vlerësuar si i pabazë.

“Nëse nuk do të arrija rezultat të mirë në vitin 2020, as nuk do të mendoja të kandidoja sërish. Ne ia dolëm shumë mirë në ato zgjedhje, mirëpo ndodhën gjëra të këqija, që nuk do t’i lejojmë të ndodhin më”, thotë Trump.

Kandidati i zonjës Harris për nënpresident, ish mësuesi Tim Walz thotë se ish Presidenti duket se e ka të vështirë të kuptojë humbjen e tij para katër vjetësh.

“Mendoj se jam një mësues mjaft i mirë. Gjithmonë u jap nxënësve të mi mundësi shtesë për të mësuar, pasi ndonjëherë mësimi nuk kuptohet me herën e parë. Për Donald Trump-in hera e parë nuk ishte e mjaftueshme. Lajmi i mirë është se ne do t’i japim atij një mësim të ri në nëntor”, thotë Walz.

Dyshja demokrate Harris-Walz janë të barabartë me rivalët republikan Trump -Vance, në shumicën e sondazheve në shtatë shtetet e fushbetejës që do të përcaktojnë këtë garë. Ndërsa dita e zgjedhjeve po afrohet, fushatat do të shpenzojnë paratë dhe vëmendjen e tyre pothuajse ekskluzivisht në këto shtete./VOA

spot_img

Të fundit

Renditja, Dua Lipa një nga yjet më të pasura të skenës botërore

Në skenën muzikore, ku yjet lindin dhe shuhen, Dua...

Scholz rrezikon të ketë fatin e Bidenit

Ndërsa kancelari gjerman, Olaf Scholz, merr pjesë në Asamblenë...

Komploti ballkanik për të zhvendosur eshtrat e Titos has në një pengesë

Me një puro kubane në dorë dhe i veshur...

Renditja, Dua Lipa një nga yjet më të pasura të skenës botërore

Në skenën muzikore, ku yjet lindin dhe shuhen, Dua Lipa ka shkëlqyer si një diell i ndritshëm. Mes emrave të njohur si Taylor Swift, Celine...

Scholz rrezikon të ketë fatin e Bidenit

Ndërsa kancelari gjerman, Olaf Scholz, merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në New York të dielën, e ardhmja e tij politike ka...

Haziri: Çështjen e Urës së Ibrit, Kurti e solli në agjendë vetëm për konsum të brendshëm elektoral- Rrezikoi edhe qarkullimin e lirë të njerëzve...

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, thotë se LDK ka hap Urën e Ibrit për qarkullimin e njerëzve.Haziri në një intervistë për...