Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Harris apo Trump, kush dominoj në debatin televiziv

Harris apo Trump, kush dominoj në debatin televiziv

Kamala Harris dominoi debatin e parë televiziv me Donald Trump për pothuajse 1 orë e 45 minuta, ku u prekën shumë tema. Debati mes kandidates demokrate për presidente dhe rivalit të saj republikan u shoqërua me polemika mbi ekonominë, emigracionin, abortin, kujdesin shëndetësor dhe politikën e jashtme.

“Unë nuk jam as Biden, as Trump, unë jam lidere e një gjenerate të re”, deklaroi nënpresidentja e cila mbrëmjen e djeshme iu prezantua miliona amerikanëve që nuk e njohin apo që e lidhin me administratën aktuale.

Dhe kandidatja i është “prezantuar” edhe rivalit të saj që dukej se nuk donte t’i jepte dorën, duke iu afruar dhe duke i thënë: “Gëzohem që të njoha, Kamala Harris”. “Është koha për të kthyer faqen, plani im është një rrugë e re për të ardhmen”, nënvizoi zëvendësja e Biden, e cila u distancua për herë të parë nga presidenti i saj.

Në përgjithësi, Harris në disa momente arriti ta vendosë në qoshe kundërshtarin e saj me qetësi dhe vendosmëri, por edhe duke i vjedhur disa nga shprehjet e tij më plot ngjyra dhe agresive.

Ashtu sikurse ai e akuzoi atë se “kishte shitur Shtetet e Bashkuara në Kinë” me politikën e çipit; ose kur ajo e akuzoi atë se është mik me diktatorë si Vladimir Putin dhe Kim Jong Un, të cilët bëjnë tifozllëk për të sepse mund ta manipulojnë”. Me liderin e Koresë së Veriut “shkruheshin letra dashurie”, tha ajo me sarkazëm. Dhe miqësia me liderin e Kremlinit ishte një nga çështjet e politikës së jashtme mbi të cilën nënpresidentja sulmoi më fort.

“Nëse Trump do të ishte president, Putini do të ishte ulur në Kiev me sytë nga Evropa”, deklaroi demokratja, duke provokuar manjatin dhe duke deklaruar se “udhëheqësit e huaj qeshin me të”.

“Je mik me një diktator që do të hante për mëngjes”, vijoi Harris, strategjia e së cilës ishte gjithashtu t’u kujtonte amerikanëve se manjati ka qenë president me rezultate katastrofike.

“Donald Trump na la nivelin më të ulët të punësimit që nga Depresioni i Madh (rënia e madhe ekonomike në Shtetet e Bashkuara e viteve 1930)”, tha Harris, duke iu referuar viteve të tij si president nga viti 2017 deri në vitin 2021. Niveli i papunësisë arriti kulmin në 14.8% në prill të vitit 2020 dhe ra në 6.4% kur ai u largua nga detyra.

Nga ana e tij Trump kritikoi zonjën Harris për inflacionin e lartë gjatë mandatit të administratës së Presidentit Biden, megjithëse ai e mbivlerësoi nivelin e rritjes së çmimeve. Ai gjithashtu iu drejtua çështjes së tij kryesore, emigracionit, duke pretenduar se emigrantët nga “azilet e të çmendurve” po kalojnë kufirin jugor të Shteteve të Bashkuara me Meksikën.

“Inflacioni ka qenë një katastrofë për njerëzit, për klasën e mesme dhe gjithë të tjerët”, tha ai

Kandidatët gjithashtu shkëmbyen kritika për luftën mes Hamasit dhe Izraelit në Rripin e Gazës dhe agresionin rus në Ukrainë, megjithëse asnjëri nuk ofroi plane specifike për zgjidhjen e këtyre konflikteve.

Trump, i cili ka kaluar javë të tëra duke bërë sulme personale ndaj zonjës Harris, duke përfshirë fyerje raciste dhe seksiste, kryesisht shmangu fyerjet në fillim të debatit, por u bë gjithnjë e më i zëmëruar nga kritikat e zonjës Harris.

Dueli i parë dhe ndoshta i vetëm televiziv mes Kamala Harris dhe Donald Trump u zhvillua në Filadelfia, një qytet simbol i demokracisë amerikane dhe vendimtar për të fituar Shtëpinë e Bardhë.

Biden dhe Obama lavdërojnë Harris pas debatit, presidenti thotë se ajo është zgjidhja më e mirë për të udhëhequr shtetin

Powered by WordPress