Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Harresa politike e punëtorëve

Harresa politike e punëtorëve

Shkruan: Afrim Kasolli

 

1 maji njihet si dita e punëtoreve. Në shumë vende të botës gjendja e të drejtave të tyre merr vëmendjen më të shtuar në këtë ditë. Pa hyrë shumë në simbolikën e kësaj date, këtu duhet kujtuar se përfaqësimi politik i punëtoreve dhe realizimi i barazisë sociale ka qenë një temë që i ka veçuar sindikatat si dhe partitë më orientim ideologjik të djathtë. Në përgjithësi, për më shumë se një shekull,  jeta politike në shumë prej demokracive perëndimore ka qenë e ndarë në dy tabore kryesore; në atë më orientim të djathtë të fokusuar kryesisht drejt një tregu sa më të lirë dhe intervenimit sa më vogël të shtetit në proceset ekonomike dhe të majtë me motiv ndërtimin e një shteti më të fortë dhe të koncentruar në favor të politikave rishpërndarëse më qëllim promovimin e barazisë sociale.

 

Mirëpo, kohët fundit, ky seperacion i pastër (për arsyeje që nuk mund të analizohet në detaje në këtë shkrim) është davaritur gjithnjë e më tepër. Dhe kategoria që më së shumti ka pësuar humbje politike nga këto zhvendosje tektonike janë punëtoret.

 

Sot ata si subjekt kolektiv janë gjithnjë e më pak të përfaqësuar politikisht, kurse pesha e sindikatave po zbehet dita ditës. Madje, kohë më parë, dy studiuesit e njohur, Pual Kennedy dhe Rob Manwaring, në librin komperativ“ Why dhe Left Loses” kishin ngritur alarmin mbi trendin rënës të partive social demokratike dhe pasojave që ato kishin për rendin demokratik, sidomos kur marrim parasysh faktin se disa nga të drejtat sociale dhe ekonomike që sot i gëzojnë qytetarët e demokracive perëndimorë ishin produkt i angazhimit konkret të këtyre partive, si dhe aftësisë për t’u përshtatur me rregullat e demokracive parlamentare dhe distancimit nga mendësia revolucionare leniniste.

 

Ndërkohë, njëra nga arsyet e këtij prapakthimi qëndron edhe në faktin e adaptimit të politikave të djathta nga partitë e majta. Kështu, kohë më parë, gazeta e njohur britanike “The Guardian” në shkrimin “Adopting rightwing policies ‘does not help centre-left win votes” konstatonte, se pikërisht shpresa e formacioneve të qendrës sociale demokrate se do të munda ta ruanin mbështetjen në opinion duke i adaptuar politikat e krahut të djathtë për tema sikur se emigracioni dhe ekonomia, është treguar kontra-produktiv për fatin e tyre politik. Analiza e re të dhënave evropiane zgjedhore dhe sondazheve,  e dëshmon këtë fakt. Duke u ballafaquar me një rënie për gati 20 vjeçare të përqindjes së votave si dhe duke u shoqëruar nga rrjedhja e elektoratit drejt qendrës së djathtë, por edhe asaj ekstreme si konservatore ashtu edhe të së majtës, partitë social demokrate në shumicën e vendeve të Evropës filluan ta kërkojnë shpëtimin duke e përqafuar antitezën e tyre.

 

Janë këto alternime politiko-ideologjike që thuajse në nivel global të cilat kanë ndikuar që punëtoret sot të jenë një kategori e harruar politike.  Ky trend është prezent edhe në Kosovë. Të gjithëve na kujtohet se sa ishte në opozitë Lëvizja Vetëvendosje si avokonte për këtë kauzë. Por më të marrë pushtetin edhe ato pak sindikata që ekzistonin i ka targetuar si armikun  e saj kryesor politik.

 

Kurse, pikërisht në një ditë si 1 maji, Kryeministri Kurti e sheh më të arsyeshme që të ketë një “takim pune” me nënkryetaren e Komunës së Mitrovicës së Veriut, Katarina Ađančić, nënkryetaren e Komunës së Zveçanit, Nataša Tomanić dhe nënkryetaren e Komunës së Leposaviqit, Marina Bogojević, duke e anashkaluar totalisht këtë temë.

Powered by WordPress