Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Harresa e qëllimshme e trashëgimisë politike të Fatos Nanos

Harresa e qëllimshme e trashëgimisë politike të Fatos Nanos

Shkruan: Afrim Kasolli
Bota shqiptare sot pritet t’i jap lamtumirën e fundit ish- kryeministrit të Shqipërisë dhe ish-liderit socialist Fatos Nano.
Që nga çasti kur u bë e ditur se ai kishte kaluar në amshim u shkrua dhe u tha shumë cka për veprimtarinë e tij politike. Nuk ka dyshim, se Fatos Nano kishte të mirat dhe dobesite e tij politike. Në këtë sens përmenden veçanërisht prirjet e tij hedoniste.
Sidoqoftë, një gjë nuk mund të mohohet, ai ishte dhe ka mbetur lideri i vetëm shqiptar qe nga rënia e komunizmit, qe deri sa i drejtonte socialistët, munden të lulezonim edhe fraksionet politike brenda partisë. Asnjë subjekt tjetër politik si në Shqipëri ashtu edhe ne Kosove, nuk e ka njohur këtë fenomen. Po ashtu, ne vend te vartësve te nënshtruar ai preferonte rrebelet e brendshëm. Nuk është e rastësishme qe edhe Edi Rama u farketua politikisht ne zjarrin e asaj lufte politike.
Fatos Nano nuk e simuloi trashëgimtarin e tij politik. Ai e la vendin e drejtuesit vakant me te humbur zgjedhjet duke mos e penguar garën demokratike qe partia kolektivisht ta gjeje drejtimin per te ardhmen. Te gjitha subjektet tjera politike mbeten peng i mentalitetit putinist, sikur se raportet e Putinit me Medvedin.
Çuditërisht, kjo cilesi nuk u vu shumë ne spikame nga te gjithë ata lidere politike qe shprehen ngushllime per largimin e tij nga bota e te gjalleve. Mbase jane te interesuar qe me vdekjen e Fatos Nanos, te varroset pikërisht kjo trashëgimi, e per te cilen kane nevoje me shume se kurre sot e kësaj dite te gjjtha partite politike shqiptare pa perjashtim.