Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Hargreaves takohet me Radoniqin, konfirmon se mbështetja kibernetike për KQZ’në do të vazhdojë

Hargreaves takohet me Radoniqin, konfirmon se mbështetja kibernetike për KQZ’në do të vazhdojë

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, është takuar me kryetarin e KQZ’së, Kreshnik Radoniqi, për zgjedhjet e qershorit.

Hargreaves tha se Mbretëria e Bashkuar dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kanë zhvilluar “një marrëdhënie të ngushtë në bashkëpunimin tonë të suksesshëm kibernetik për të siguruar funksionimin efektiv të softuerit për numërimin dhe publikimin e votave në zgjedhjet e fundit komunale dhe kombëtare”.

“Jam i kënaqur që po vazhdojmë mbështetjen tonë për zgjedhjet e ardhshme kombëtare më 7 qershor”, tha ai.

Ambasadori britanik shtoi se KQZ-ja luan një rol thelbësor në garantimin e integritetit dhe transparencës së proceseve zgjedhore në Kosovë.

“Gjatë takimit me kryetarin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ishte pozitive të dëgjohej se si KQZ-ja po i përmirëson dhe po i forcon edhe më tej procedurat e saj”